Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Boshnjakëve

28 Shtator 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e 28 Shtatorit, Ditës Ndërkombëtare të Boshnjakëve, u dërgoi urime përfaqësuesve të bashkësisë boshnjake në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Të nderuar,

Më lejoni, në emrin tim personal dhe në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, t’u uroj të gjithë pjesëtarëve të bashkësisë etnike boshnjake 28 Shtatorin – Ditën Ndërkombëtare të Boshnjakëve dhe të uroj sinqerisht që ta kalojnë sot në një humor i mirë, të mbushur me gëzim, lumturi dhe bereqet.

Bashkësia boshnjake është pjesë e pandashme nga shoqëria jonë multikulturore, shumëfetare dhe shumetnike dhe me bashkësitë e tjera kontribuon thelbësisht në përparimin dhe zhvillimin e atdheut tonë. Nëpërmjet festimit të 28 Shtatorit edhe njëherë dërgojmë mesazh për bashkësi dhe bashkim. Me respektimin edhe shkëmbimin e dallimeve kulturore dhe traditave jemi më afër realizimit të qëllimit tonë të përbashkët – Republikë demokratike, prosperitare, e zhvilluar e Maqedonisë së Veriut.

Gëzuar festën.

Stevo Pendarovski

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit