Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e festave të Vitit të Ri

31 Dhjetor 2021 | Kumtesat

Të nderuar qytetarë,

Po përcjellim edhe një vit që e kaluam me pandemi e cila mori shumë jetë. Vit në të cilin, në dy fatkeqësi të mëdha humbëm shumë bashkëqytetarë tanë, humbje që nuk mbahen mend prej kohësh.

Sakrifica, solidariteti dhe përgjegjësia e punonjësve shëndetësorë, shërbimeve të shpëtimit, vullnetarëve dhe njerëzve të tjerë me vullnet të mirë të cilët i urëzuan dallimet etnike, fetare, politike, sociale që t’i ndihmojnë ata të cilët kishin nevojë, janë heronjtë tanë për këtë vit.

Duke e pritur vitin e ri 2022, t’i kthehemi shpresës dhe besimit që do të na ndihmojnë të ndërtojmë një shoqëri me prosperitet ku të gjithë do të jemi të barabartë para ligjit. Shoqëri e cila do të kujdeset për më të dobëtit, do t’i vlerësojë dhe do t’i shpërblejë të virtytshmit, ku të rinjtë do të qëndrojnë dhe do të realizohen në shtetin e vet.
Ju uroj ditë të qeta festive me familjet dhe miqtë tuaj dhe viti i ri 2022 na sjelltë shumë shëndet.

Gëzuar Vitin e Ri!

Stevo Pendarovski

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....