Takimi i Presidentit Stevo Pendarovski me senatorin amerikan Kris Marfin

26 Maj 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti senatorin amerikan Kris Marfin.

Në këtë takim u bisedua mbi marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale midis të dy shteteve, mbi gjendjet në rajonin më të gjerë në kontekstin e agresionit rus mbi Ukrainën, si dhe mbi aspirimet e shtetit tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Presidenti Pendarovski theksoi se shteti ynë i jep rëndësi të veçantë zhvillimit të bashkëpunimit të përgjithshëm me SHBA-në, në shpirtin e partneritetit strategjik, si dhe në kontekstin e aleancës në NATO.

Në këtë takim Presidenti Pendarovski e falënderoi për mbështetjen që SHBA-ja e hep për aspirimet evropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor, në funksion të sigurimit të prosperitetit të qëndrueshëm të të gjithë rajonit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit