Takimi i Presidentit Pendarovski me përfaqësuesit e CIVIL- Qendra për liri

16 Mars 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot u takua me përfaqësues të organizatës CIVIL – Qendra për liri, me rastin e fillimit të realizimit të projektit “Hap përpara drejt shoqërisë multikulturore”.

Përfaqësuesit e organizatës e informuan Presidentin Pendarovski mbi aktivitetet në kuadër të këtij projekti, të cilat do të kenë për qëllim promovimin e multikulturalizmit, respektimit të shumëllojshmërisë dhe mosdiskriminimit në shoqëri si vlera themelore njerëzore dhe evropiane, kurse do të realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Dukatës së Madhe të Luksemburgut.

Presidenti Pendarovski, duke e theksuar rëndësinë e temave të përfshira në këtë projekt, shprehu mbështetje për aktivitetet e organizatës dhe përpjekjet për shoqëri multikulturore.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit