Pjesëmarrja e Presidentit Pendarovski në Samitin Botëror të Liderëve për ndryshimet klimatike – COP26

1 Nëntor 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, sot dhe nesër – 1 dhe 2 nëntor 2021, e hënë dhe e martë në Glasgou Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut do të marrë pjesë në Samitin Botëror të Liderëve në suazat e Konferencës për ndryshimet klimatike të Kombeve të Bashkuara (COP26).

Presidenti Pendarovski do të marrë pjesë në hapjen e samitit dhe do të mbajë fjalim në sesionin plenar në këtë takim, kurse do të marrë pjesë edhe në pritjen që për liderët pjesëmarrës në këtë samit do ta organizojë kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Xhonson.

Presidenti Pendarovski do të marrë pjesë edhe në evenimentin me të cilin do të shënohet fillimi i përpjekjes globale për metan, si iniciativë e Presidentit të SHBA-së, Xhozef Bajden dhe Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Fon der Lejen, si dhe në evenimentin e liderëve “Aksion dhe solidaritet – dekadë kritike” me organizim nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Xhonson.
Gjatë këtij qëndrimi, Presidenti Pendarovski në Edinburg do të takohet edhe me studentë maqedonas në Skoci, bursistë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Progamit “Çivning”.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit