Bashkëshortja e Presidentit, Gjorgievska na hapjen solemne të Qendrës për shëndet mental dhe mbështetje psikosociale në Kryqin e Kuq

19 Tetor 2022 | Kumtesat

Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska sot mori pjesë dhe mbajti fjalim në hapjen solemne të Qendrës për shëndet mental dhe mbështetje psikosociale në Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Prioritetet kryesore të Qendrës janë zhvillimi i programeve kushtuar edukimit të opinionit më të gjerë, destigmatizimit të shëndetit mental dhe përforcimit të qëndrueshmërisë së bashkësisë.

Duke folur mbi kushtet e komplikuara të shkaktuara nga kriza energjetike dhe ekonomike, si dhe mbi pasojat e shkaktuara nga pandemia kovid-19, Gjorgievska në fjalimin e vet theksoi se stresi, frika dhe ankthi e çrregullojnë shëndetin mental, që kërkon  mbështetje, dhembshuri, solidaritet, por edhe mbështetje profesionale.

“Shkëmbimi i mundimeve të veta me një person profesionist i cili i kupton problemet dhe gjendjen mund të jetë me të vërtetë me rëndësi kyçe për tejkalimin e krizave personale dhe parandalimin e zhvillimit të gjendjeve më serioze. Të gjithë më pak apo më shumë jemi të ndjeshëm ose të brishtë, sidomos në situata kritike dhe nuk mund të funksionojmë si ishuj të veçantë, pa shkëmbyer mendime dhe pa komunikuar midis nesh”, theksoi Gjorgievska.

Bashkëshortja e Presidentit e theksoi nevojën për kontribut institucional, por edhe individual për destigmatizim të të gjithë bashkëqytetarëve tanë të cilët kanë nevojë për mbështetje psikosociale.

“Si punonjëse shëndetësore mund të dëshmoj se në shumë raste gjatë gjendjeve të vështira shëndetësore, gjatë sëmundjeve të rënda të rralla përveç terapisë klasike mjekësore, është e rëndësishme nevoja për mbështetje psikike. Pa dyshim që gatishmëria mendore për një rezultat pozitiv në trajtimin e sëmundjeve kërcënuese për jetën nuk është gjithashtu e parëndësishme. Përndryshe çrregullimi i shëndetit psikik është bazë për zhvillimin e sëmundjeve të ndryshme”, tha Gjorgievska.

Në suazat e Qendrës do të sigurohet edhe mbështetje këshillëdhënëse dhe edukim bashkëmoshatar mbi rëndësinë e shëndetit mental, kurse do të organizohen edhe trajnime për edukim të të gjithë institucioneve të interesuara – faktorë në menaxhimin e krizës në shtet.

Bashkëshortja e Presidentit, Gjorgievska në periudhën e kaluar u përfshi në mbështetjen e iniciativës për hapjen e kësaj qendre, kurse ishte vullnetare edhe në linjat psikosociale për ndihmë të personave nga kategoritë vulnerabile, në organizim nga Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....