Presidenti Pendarovski e vizitoi shkollën e mesme të Shkupit “Cvetan Dimov”

31 Maj 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot, me rastin e ditës së hapur, e vizitoi shkollën e mesme të Qytetit të Shkupit “Cvetan Dimov”.

Presidenti kishte mundësi të njihet me kushtet e shkollës, kuadrim mësimdhënës dhe me nxënësit, ku u informua se programi mësimor zhvillohet në gjuhën shqipe dhe gjuhën turke, duke arsimuar nxënës në drejtimin e shëndetësisë dhe juridiko-ekonomik, si dhe në drejtimin tregtar.

Gjatë vizitës, Presidenti Pendarovski kishte edhe fjalimin e vet në të cilin, si ish-nxënës i gjimnazit të atëhershëm “Cvetan Dimov”, theksoi se gjatë ditëve të gjimnazit, përveç se me arsim, ka marrë edhe edukim përkatës.

Në vijim është teksti integral i fjalimit të Presidenti Pendarovski.

Të nderuar profesorë,
Nxënës të dashur, të tanishëm dhe të ardhshëm,
Mirëdita,

Sot kam nderin e veçantë të jem me ju në ditën e hapur të Shkollës së mesme të Qytetit të Shkupit “Cvetan Dimov”. Ky tubim është një mundësi e mirë për të gjithë ju që të njiheni me planet dhe programet e shkollës, drejtimet që ekzistojnë, kuadrin arsimor dhe vetë hapësirën ku mbahet mësimi. E gjithë kjo duhet t’i ndihmojë nxënësve të shkollave nëntëvjeçare, kuptohet me mbështetje nga prindërit e tyre që të përzgjedhin shkollën, në të cilën do t’i kalojnë ditët e arsimit të mesëm.

Ekziston një thënie e cila thotë se në jetën e çdo njeriu vitet më të bukura janë vitet që i kemi kaluar në shkollë, kurse, sipas meje, periudha e shkollës së mesme është më dinamikja dhe më interesantja. Kjo është periudha kur kalohet nga bota e fëmijëve në botën e të rriturve. Gjimnazistët kanë shumë ide, shumë energji dhe dëshira për të ardhmen. Pikërisht në shkollën e mesme mbindërtohemi si individë, e ndërtojmë integritetin e vet si njerëz, fillojmë të njohim çfarë duam të jemi në jetë dhe më e rëndësishmja, krijojmë miqësi dhe shoqëri të cilat zgjasin me vite.
Për mua, kjo vizitë në “Cvetan Dimov”, ka edhe rëndësi të veçantë emocionale, sepse pikërisht këtu i kalova ditët time të gjimnazit dhe me gëzim dhe kënaqësi të madhe e kujtoj atë periudhë të jetës sime. Në atë kohë kisha nderin dhe privilegjin, në “Cvetan Dimov” të më ligjërojnë profesorë të cilët përveç njohurive dhe shkathtësive na jepnin edhe dashuri dhe vëmendje dhe të cilët dinin si ta bënin materialin mësimor interesant për t’u mësuar.

Këtë dua ta theksoj veçanërisht, është e rëndësishme që në shkolla, përveç arsimit solid, të kemi mundësi të marrim edhe edukim të mirë. Përveç prindërve dhe familjes, mësuesit dhe profesorët janë faktori më i rëndësishëm për edukim të drejtë të të rinjve dhe për përvetësim të vlerave morale.

Ta lëmë anës karrierën time, jam i sigurt se arsimi dhe edukimi që i kam marrë në kohë nga profesorët tim në gjimnazin e atëhershëm ”Cvetan Dimov” më ndihmuan të bëhem individ i moralshëm, njeri i cili nuk i ka ndarë asnjëherë njerëzit sipas fesë dhe kombit dhe i cili ka treguar solidaritet për ata midis nesh të cilëve u nevojitet ndihmë dhe mbështetje.

Saç jam i informuar, tani keni edhe ofertë me një numër me të vërtetë të madh drejtimesh, mësimdhënie që mbahet në dy gjuhë dhe mendoj me të vërtetë se Shkolla e mesme e Qytetit të Shkupit “Cvetan Dimov” është përzgjedhja e përkryer për ju.

Ju uroj sinqerisht të kaloni sa më mirë në ditët e gjimnazit, të jeni sa më shumë që është e mundshme ndërveprues me njëri-tjetrin. Shoqërohuni më shumë drejtpërdrejt, kurse më pak në rrjetet sociale, në internet dhe në celular, merruni me sport, lexoni, informojuni dhe ndihmojeni njëri-tjetrin. Pyesni, hulumtoni, jini vetvetja dhe të lirë dhe kontribuoni në botën në të cilën jetojmë të gjithë ne që të ketë më shumë paqe, më shumë mirëkuptim dhe më shumë fat për këdo.

Faleminderit.


Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit