Presidenti Stevo Pendarovski sot në Pragë me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake do të pritet nga Presidenti i Republikës së Çekisë, Petër Pavel, me çka filloi vizita zyrtare në Republikën e Çekisë.
Presidenti Pendarovski pati takim tet-a-tet me Presidentin Pavel, ku u riafirmuan marrëdhëniet e sinqerta miqësore midis dy shteteve. Në këtë takim u bisedua mbi aspirimet maqedonase për anëtarësim në Bashkimin Evropian, partneriteti në NATO, si dhe mbi gjendjet në rajonin më të gjerë në kontekstin e luftës në Ukrainë. Mandej vijoi takimi plenar i të dy delegacioneve.
Presidenti Pendarovski do të takohet edhe me Kryetarin e Senatit të Parlamentit, Millosh Vistërçill, me kryetaren e Dhomës së deputetëve të Parlamentit, Marketa Pekarova Adamova dhe me Kryeministrin e Qeverisë, Petër Fialla.