Presidenti Stevo Pendarovski, sot e mirëpriti Ministrin e mbrojtjes së Republikës së Çekisë, Lubomir Metnar.
Të dy bashkëfolësit shprehën kënaqësinë nga marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale, të bazuar në respektin e ndërsjellë, miqësinë dhe mirëkuptimin, duke afirmuar përgatitjen për dinamizim të mëtejshëm të bashkëpunimit midis dy shteteve në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, me theks në sferën e mbrojtjes.
Në këtë takim u theksua rëndësia e Memorandumit të mirëkuptimit për bashkëpunim teknik midis ministrive të mbrojtjes dhe të punëve të brendshme të Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Çekisë, që sot u nënshkrua në Shkup. Në këtë kontekst është theksuar se shkëmbimi i përvojave dhe bashkëpunimi i përforcuar midis forcave të armatosura midis dy shteteve, sidomos në suazat e Aleancës të Atlantikut Verior, është kontribut i rëndësishëm për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe më gjerë.
Presidenti Pendarovski dhe ministri Metnar shkëmbyen informacione mbi gjendjet aktuale në të dy shtetet në lidhje me ballafaqimin me pasojat e shkaktuara nga KOVID-19. Presidenti Pendarovski e theksoi solidaritetin midis shteteve, si një parakusht të rëndësishëm për ballafaqimin me pandeminë. Në atë drejtim e theksoi ndihmën dhe mbështetjen që Republika e Maqedonisë së Veriut e merr nga Republika e Çekisë.