Presidenti Pendarovski, në suazat e vizitës së tij zyrtare në Republikën e Çekisë, sot në Pragë u takua me nënkryetaren e Senatit të Parlamentit të Republikës së Çekisë, Jitka Seitllova,si dhe me kryetaren e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit, Marketa Pekarova Adamova.
Në këto takime u bisedua mbi bashkëpunimin bilateral midis të dy shteteve, ku u shpreh përgatitja për thellimin e tij në të gjitha sferat e interesit të përbashkët, ku përfshihet edhe bashkëpunimi ndërparlamentar.
Presidenti Pendarovski shprehu falënderim për ndihmën e vazhdueshme çeke për aspiratat maqedonase për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe për kontributin e Parlamentit çek në atë kontekst.
Në këto takime u fol edhe mbi gjendjet aktuale në të shtetet dhe në rajonin më të gjerë.