Takimi i Presidentit Pendarovski me Kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Çekisë, Petër Fialla

29 Gusht 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, në suazat e vizitës zyrtare në Republikën e Çekisë, sot në Pragë u takua me Kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Çekisë, Petër Fialla.

Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale midis të dy shteteve, që në tri dekadat e kaluara karakterizohen me bashkëpunim të gjerë në shumë sfera të interesit të përbashkët.

Duke e vënë në dukje Republikën e Çekisë si partner të rëndësishëm në NATO, OKB dhe OSCE, Presidenti Pendarovski e theksoi angazhimin e palës maqedonase për përforcim të mëtejshëm të marrëdhënieve me Republikën e Çekisë, si në nivel bilateral dhe multilateral, ashtu edhe në fushën e bashkëpunimit ekonomik.

Presidenti Pendarovski e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme dhe parimore të Çekisë në procesin e aderimit të shtetit tonë në BE dhe shprehu pritjen se ajo do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi gjendjet e përgjithshme në rajonin më të gjerë, në kontekstin e luftës në Ukrainë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit