Deklarata e Presidentit Pendarovski gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Çekisë

29 Gusht 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, sot në suazat e vizitës zyrtare n Republikën e Çekisë, së bashku me Presidentin çek, Petër Pavel, mbajtën konferencë për shtyp, të cilës parapriu takimi tet-a-tet të dy presidentëve dhe takimi plenar i delegacionit maqedonas dhe çek.

Në vijim është teksti i deklaratës së Presidentit Pendarovski.

Të nderuar përfaqësues të mediave,
I nderuar Presidenti Petër Pavel,

Ju faleminderit për ftesën dhe për mirëpritjen e treguar. Kam nderin e veçantë që po qëndroj në vizitën e parë zyrtare në Republikën e Çekisë dhe me këtë rast më lejoni edhe personalisht t’jua uroj zgjedhjen për Presidenti.

Ky është takimi ynë i parë si presidentë të dy shteteve të cilat po i ndërtojnë më shumë se tre dekada marrëdhëniet e afërta dhe miqësore bilaterale.

Popujt tanë i lidhin lidhje të fuqishme historike dhe kulturore nëpër shekuj dhe jam i bindur se Ju, në mandatin Tuaj, do të vazhdoni të punoni mbi përparimin e miqësisë sonë.

Vite me radhë, Çekia është partneri ynë i rëndësishëm dhe i dëshmuar në Kombet e Bashkuara, në OSCE, kurse tri vitet e fundit edhe në Aleancën e NATO-s.

Dua të theksoj veçanërisht se Çekia ishte midis vendeve të para të cilat në kushte jashtëzakonisht të komplikuara politike dhe të sigurisë, siç ishin kriza me migrantët dhe pandemia me kovid-19, që nga momentet e para na dhanë ndihmë dhe mbështetje konkrete.

Sidomos e vlerësojmë mbështetjen e hapur dhe të palëkundshme në integrimet euroatlantike dhe negociatat aderuese të cilat po i kryejmë, me qëllim të zbatimit të të gjitha reformave thelbësore dhe të integrimit tonë të shpejtë në Bashkimin Evropian.

Në këtë kontekst, dëshiroj t’ju falënderoj për angazhimin tuaj vjet si kryesues me Këshillin e Bashkimit, por, edhe për të gjitha përpjekjet që i bëni si pjesë e Grupit të Vishegradit, të cilat janë me interes të veçantë për ne për shkak të modelit të suksesshëm të bashkëpunimit rajonal.

Të nderuar,

Me Presidenti Pavel u dakorduam se stabiliteti dhe siguria e Ballkanit Perëndimor, si dhe zhvillimi i tij demokratik, varen nga perspektiva e tij evropiane, që është arsye plus që Bashkimi Evropian ta zmadhojë praninë e vet në rajonin tonë që ta ruajë kredibilitetin në procesin e zgjerimit.

Në takimin tonë të sotshëm shkëmbyem mendime jo vetëm për gjendjen e brendshme politike në të dy vendet por edhe për sfidat aktuale me të cilat ballafaqohet Evropa. Në ato suaza biseduam për invazionin rus mbi Ukrainën, për bashkëpunimin tonë në Aleancën e NATO-s, si edhe mbi aktivitetet të cilat ne si kryesues të OSCE-së po i ndërmarrin në funksion të sigurisë së përgjithshme evropiane.

Të nderuar,

Përveç bashkëpunimit në plan ndërkombëtar dhe marrëdhënieve të përkryera politike, me kënaqësi të veçantë konstatuam se në 6-7 vitet e fundit kemi progres të vazhdueshëm në planin ekonomik dhe zmadhim të shkëmbimit tregtar. Prandaj është imperativ të vazhdojmë me iniciativat me të cilat do ta përparojmë kornizën tonë kontraktuese e cila shërben si platformë që mundëson një bashkëpunim më të mirë midis biznesmenëve çekë dhe maqedonas. Me këtë rast dëshiroj ta përshëndes veçanërisht iniciativën për formim të Asociacionit maqedonas-çek.

Pritjet tona janë se sektori energjetik, infrastruktura e transportit, sektori TI, bujqësia, industria ushqimore, si dhe mbrojtja e mjedisit jetësor, në të ardhmen duhet të jenë prioriteti ynë i përbashkët, si fusha ku kemi potenciale të gjera për intensifikimin e bashkëpunimit.

I nderuar president,

Ju faleminderit, edhe njëherë, për bisedat konstruktive dhe për mirëpritjen e ngrohtë dhe miqësore.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit