Presidenti Pendarovski u takua me maratonistin Dario Ivanovski

22 Shkurt 2024 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot në parkun e qytetit në Shkup u takua me maratonistin Dario Ivanovski, i cili para disa ditësh vendosi rekord të ri maqedonas në maratonën në Sevilja, Spanjë, si dhe me trajnerin dhe menaxherin e tij, Igor Jakimovskin dhe atletin Zhan Tosev.

Presidenti e përgëzoi Ivanovskin për rezultatin e jashtëzakonshëm dhe suksesin e arritur, me të cilin e plotësoi normën dhe do të garojë në disiplinën gjysmë maratonë në Kampionatin Evropian të Atletikës në Romë, i cili do të mbahet nga 7 deri më 12 qershor këtë vit.

Ivanovski e njohu presidentin Pendarovski me rrjedhën e përgatitjeve të tij në prag të pjesëmarrjes në Kampionatin evropian, si dhe mbi mundësinë që në Romë të sigurohet norma për pjesëmarrje edhe në Lojërat verore olimpike të sivjetshme në Paris.

Duke thënë se sukseset e sportistëve maqedonas janë një krenari e madhe për të gjithë kombin, Presidenti Pendarovski i uroi Dario Ivanovskit sukses në karrierën e mëtejshme dhe rekomandoi se me këmbëngulje, dëshirë dhe vullnet të fuqishëm mund të tejkalohen edhe sfidat më të mëdha.

Dario Ivanoski vrapoi në garën e maratonës në Sevilje për 2 orë 8 minuta e 25 sekonda, që është rekord i ri shtetëror, duke e përmirësuar rekordin e tij të mëparshëm për 3 minuta e gjysmë. Me këtë rezultat, Ivanovski iu afrua vetëm në 15 sekonda normës olimpike prej 2 orë e 8 minuta e 10 sekonda dhe u ngjit lart në ranglistën botërore nëpërmjet së cilës mund të sigurojë pjesëmarrjen në Olimpiadën në Paris.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....