Takimi i Presidentit Pendarovski me euroambasadorin Gir

28 Korrik 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ambasadorin Dejvid Gir.


Në këtë takim u bisedua për vijimin e mëtejshëm të procesit eurointegrues të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe fazat që paraprijnë në realizimin e negociatave aderues për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në atë kontekst, Presidenti theksoi se të gjitha institucionet do të bëjnë përpjekje në maksimum me qëllim të zbatimit të suksesshëm të procesit të skriningut i cili fillon në shtator.
Presidenti Pendarovski e falënderoi euroambasadorin Gir për mbështetjen dhe shprehu pritjen se bashkëpunimi me Delegacionin e Bashkimit Evropian në vend do të vazhdojë me sukses edhe gjatë procesit të tërësishëm negociues.

Në takim u shkëmbyen edhe mendime mbi sfidat e mundshme në procesin negociues, çështje që priten të jenë më aktuale në negociata, si dhe mbi fitimet konkrete nga ky proces.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....