Deklarata e Presidenti Pendarovski në konferencën e sotshme për shtyp

1 Mars 2024 | Fjalimet

Presidenti Stevo Pendarovski sot mbajti konferencë për shtyp. Në vijim është teksti i deklaratës së Presidentit Pendarovski.

Të nderuara media,

Të nderuar qytetarë,

Ju faleminderit për praninë tuaj.

Arsyeja për konferencës time të sotshme për shtyp, është fakti se dua ta shpall kandidaturën time qytetare për Presidenti të shtetit. Ditën e kaluara kam marrë mbështetje publike për nominim për mandatin e dytë nga qytetarët, një pjesë e tyre janë personalitet publike, profesorë universitarë, punonjës në kulturë, njerëz që më njohin, por nuk është i vogël edhe numri i atyre të cilët nuk më njohin personalisht. E shfrytëzoj këtë rast, të gjithë ata t’i falënderoj për besimin të cilin e kanë tek unë dhe për mbështetjen të cilën ma japin. Të diel, më 3 mars, sipas informacioneve time pres edhe Lidhja Socialdemokratike ta formalizojë mbështetjen e vet për kandidaturën time, kurse menjëherë pas kësaj, të hënë, këtë do ta bëjnë edhe dhjetëra partitë e tjera politike pjesë të atij koalicioni. Të diel do të marr pjesë në Kongresin e LSDM-së, vetëm në atë pjesë kuptohet, që t’i falënderoj për mbështetjen, kurse nga e hëna e mandej do të kem takime me të gjitha dhjetat parti politike të atij koalicioni, të cilat e paralajmëruan mbështetje e vet për kandidaturën time, prej të cilave do të dua të dëgjoj propozime për kandidaturën të cilat mund t’i vendos në programin tim zgjedhor. Siç thashë më për para, bëhet fjalë për kandidaturë qytetare dhe prandaj u bëj thirrje qytetarëve, duke filluar nga 3 marsi, të diel, të japin mbështetje për kandidaturën time duke dhënë nënshkrime në njësitë rajonale të Komisionit Shtetëror Zgjedhor.

Shkurtimisht mbi arsyet për kandidaturën time.

Arsyeja e parë dhe kryesore është se kam një mandat pas vete pa asnjë gabim strategjik. Pa asnjë aferë korrupsioni dhe pa asnjë rast nepotizmi apo të përplasjes së interesave, lidhur me mua, me familjen time, me të afërmit, miqtë tim apo bashkëpunëtorët më të afërm. Kam qenë koordinatori nacional dhe i kam udhëhequr negociatat për anëtarësim të Maqedonisë në NATO dhe në mandatin tim të parë u bëmë anëtarë të NATO-s. Pres në mandatin tim të dytë të bëhemi anëtarë të Bashkimit Evropian.

Arsyeja e dytë janë politikat time në sferën e marrëdhënieve ndëretnike, të cilat janë, kanë qenë dhe do të jenë shtyllë e stabiliteti të brendshëm dhe kohezionit të shoqërisë maqedonase. Unë jam maqedonas, megjithatë, nuk ekziston asnjë rast i vetëm në pesë vitet e kaluara kur prejardhja ime etnike ka qenë shkak që të favorizoj apo të degradoj dikë. Struktura e bashkëpunëtorëve tim në Kabinet, por edhe të gjitha emërimet që i kam bërë në suazat e kompetencave time kushtetuese dhe ligjore është vërtetim për këtë që po e flas.

Arsyeja e tretë lidhet me të dytën. Në pesë vitet e fundit dëshmova se presidenti mund të jetë i pavarur nga çdo qendër e fuqisë politike apo ekonomike në shtet, duke përfshirë edhe ata që më kanë mbështetur në zgjedhje. Në shtetin tonë nuk ekziston njeri ose parti, që mund të thotë se më kontrollon, ose i dirigjon vendimet time.

Tani shkurtimisht për qëndrimet time në lidhje me dy shtyllat e pavarësisë, stabilitetit dhe prosperitetit maqedonas dhe marrëveshjet lidhur me to. Them shkurtimisht, sepse opinioni maqedonas, të gjithë ju, në pesë vitet e kaluar shumë mirë i dini qëndrimet time në lidhje me këto dy çështje. Bëhet fjalë për marrëdhëniet ndëretnike dhe integrimet euroatlantike.

Ekzistojnë kandidatë të cilët angazhohen ose paralajmërojnë, ose në të kaluarën kanë paralajmëruar revizion, ose anulim të Marrëveshjes së Kornizë, Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes me Bullgarinë.

Marrëveshja Kornizë e përmbushi rolin e vet historik dhe e përforcoi dhe nuk e minoi kohezionin e brendshëm të Maqedonisë. Më tepër edhe për shkak të Marrëveshjes Kornizë u bëmë shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Marrëveshja e Prespës e mundësoi hyrjen tonë në NATO, që është një përfitim enorm nga aspekti i sigurisë së shtetit dhe e vërtetoi ekzistimin e maqedonasve dhe të gjuhës maqedonase në nivel global.

Marrëveshja me Bullgarinë nuk ka qenë kontestuese tri vjet me radhë. E njëjta ajo marrëveshje, me të njëjtën përmbajtja, u bë problem kur Bullgaria nën trysni nga garda e vet e vjetër komuniste nacionaliste filloi të shpikë arsye për bllokadë, të cilat nuk ekzistojnë në Marrëveshje. Në fund, tezat se dikush do ta ndryshojë kornizën negociatore me Bashkimin Evropian dhe do të bëjë marrëveshje më të mirë me Bullgarinë janë mirazh politik, njëjtë si dhe ideja më e re e zgjuar se Marrëveshja me Bullgarinë do ta respektojnë, por si zëvendësim do të kërkojnë Sofja ta ndryshojë Kushtetutën e vet dhe ligjet shoqëruese. Por, nëse dikush arrin ta bëjë këtë do të jem i pari i cili do t’ia urojë. Vetëm kam frikë se bëhet fjalë për kërkesë për argumentim të bllokadës reale të integrimeve tona evropiane të cilën po e bëjnë vitet e fundit për të ngritur rejtingun e vet partiak.

Ju faleminderit

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....