Deklarata e Presidentit Pendarovski gjatë vizitës zyrtare në Republikën Helene

5 Tetor 2021 | Kumtesat

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, gjatë vizitës zyrtare në Republikën Helene, sot në Athinë mbajti konferencë për shtyp, për përfaqësuesit e mediave maqedonase, të cilët e ndjekin vizitën.

Pas takimeve me Presidenten e Republikës Helene, Katerina Sakelaropulu dhe me kryeministrin Kiriakos Micotakis, Presidenti Pendarovski theksoi se është shumë e rëndësishme që dy instancat më të larta politike në Republikën e Greqisë vërtetuan se Marrëveshja e Prespës vlen, do të respektohet dhe se ka vullnet politik për zbatim të tërësishëm të saj. Në këtë kontekst, Presidenti Pendarovski e përsëriti qëndrimin se marrëveshjet duhet të ruhen, mbrohen dhe zbatohen dhe se ky është indikatori kryesor mbi seriozitetin e palëve të cilët i kanë nënshkruar dhe obligohen për to.

“Ne jemi absolutisht seriozë në këtë pjesë, kemi qëllim të qartë politik ta zbatojmë të gjithë atë që është shkruar dhe në atë kuptim e luta palën greke të jetë më azhurne në lidhje me disa elementë, komponentë të Marrëveshjes së Prespës, të cilët para së gjithash, për shkak të kovid-19 u gjendën në një lloj “stend-baj”, deklaroi Presidenti Pendarovski.

Presidenti Pendarovski pohoi se pas një stagnimi të caktuar, Komisioni për brende tregtare dhe Komisioni për çështje arsimore, historike dhe arkeologjike, do të vazhdojnë të punojnë dhe se ekziston paralajmërim për takimin e tyre të ardhshëm, pavarësisht nga periudha parazgjedhore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në këtë drejtim, Presidenti Pendarovski, shtoi se Komisioni për çështje arkeologjike, historike dhe arsimore, që para fillimit të pandemisë ka arritur një përparim të rëndësishëm dhe se ka miratuar dhe harmonizuar katër procesverbale.

Në lidhje me takimin me Kryeministrin Micotakis, Presidenti Pendarovski deklaroi se ka kërkuar ndihmë dhe mbështetje për zhbllokimin e integrimeve maqedonase në Samitin Bashkimin Evropian – Ballkani Perëndimor, duke thënë se Marrëveshja e Prespës është edhe marrëveshje për vendosjen e partneritetit strategjik midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë.
“Presim nga ai mbështetje dhe ndihmë në lidhje me ato vende anëtare të cilat janë ende pesimiste, në vend të parë Bullgaria, kurse kuptohet edhe me vendet e tjera të cilat eventualisht mund të kenë ndonjë vërejtje për shtetin e dytë, e cila e dini se në mënyrë joformale trajtohet në pako me ne, ajo është Republika e Shqipërisë”, deklaroi Presidenti Pendarovski.

Presidenti Pendarovski shtoi se në takimet me udhëheqjen shtetërore greke shprehu falënderim për donacionin e 20.000 vaksinave, si dhe për ndihmën në ballafaqimin me zjarret në territorin e Komunës së Gjevgjelisë.

“Praktikisht dëshmuam si funksionon solidariteti evropian dhe si duhet të funksionojë edhe mandej, pavarësisht ku ekzistojnë probleme të llojit të tillë”, deklaroi Presidenti Pendarovski.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....