Deklarata e Presidentit Pendarovski me rastin e fillimit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare

24 Qershor 2020 | Fjalimet

Stevo Pendarovski

Për herë të parë nga pavarësia e vendit kemi zgjedhje si shtet anëtar i NATO-s dhe në pritje që t’i fillojmë negociatat paraaderuese me Bashkimin Evropian. Procesi zgjedhor dhe zgjedhjet duhet të zbatohen sipas standardeve dhe kritereve të larta, duke pasur parasysh perspektivën tonë euro-atlantike.

Këto zgjedhje mbahen në kohën e pandemisë së kovid-19, të shpallur nga Organizata Botërore Shëndetësore. Në këtë drejtim, në fuqi do të jenë protokollet e veçanta shëndetësore me qëllim që t’u mundësohet të gjithë qytetarëve të cilët do të vendosin ta shfrytëzojnë të drejtën e vet të votimit të garantuar me Kushtetutë, ta realizojnë atë në kushte të sigurta dhe me mbrojtje përkatëse.

Të dashur bashkëqytetarë, veproni sipas protokolleve të sigurisë dhe mbrojtjes gjatë zhvillimit të procesit të tërësishëm zgjedhor. Gjatë votimit të jeni të mbrojtur, duke i respektuar masat, protokollet dhe mbani distancën e caktuar.

U bëj apel të gjithë pjesëmarrësve në procesin zgjedhor të kontribuojnë që këto zgjedhje të јenë të ndershme, të lira dhe demokratike, ashtu siç janë obliguar me nënshkrimin e Kodeksit për zgjedhje të ndershme dhe demokratike. Pres që të gjitha partitë politike të organizojnë fushata ku pjesëmarrja do të jetë e sigurt për të gjithë, edhe për kandidatët edhe për qytetarët. Pres nga të gjitha partitë politike një fushatë me dinjitet, me nivel të lartë të kulturës politike, pa diskreditime. Pres fushatë inkluzive ku do të marrin pjesë të gjitha grupet e margjinalizuara dhe pakicat, ku do të përfaqësohet edhe interesi i tyre.

Nga ana tjetër, pres që të gjitha institucionet të cilat janë më të përmendurat dhe kompetente për zbatimin e procesit zgjedhor të punojnë profesionalisht, në përputhje me parimet e transparencës, barazisë dhe paanësisë.

Liria e shprehjes është kyçe që të kemi një proces kredibil zgjedhor dhe qytetarët të marrin informacione relevante, në kohë dhe të vërteta me qëllim që në mënyrë të pavarur të marrin vendim kujt do t’ia japin votën e vet. Në kushte kur kemi zgjedhje pa tubime dhe aktivitete më të mëdha në terren, mediat kanë rol edhe më të rëndësishëm dhe prandaj nevojitet që ta informojnë publikun në mënyrë profesionale dhe të paanshme. Mediat sociale do të jenë një mjet i rëndësishëm në fushatën zgjedhore, shpesh edhe si burim i gjuhës së nxitjes dhe lajmeve të rreme të cilat e minojnë zhvillimin demokratik të shoqërive të hapura. U bëj apel qytetarëve të jenë më të kujdesshëm dhe t’i kontrollojnë gjithmonë informacionet që plasohen në mediat sociale nga burime të panjohura.

Më lejoni të dëshiroj zgjedhje të suksesshme, fushatë të ndershme dhe korrekte, në fund vendimin e vërtetë do ta marrin qytetarët.

Të nderuar qytetarë, Ju bëj thirrje të dilni dhe të votoni sipas bindjes së vet personale, pa frikë dhe pa tensione. Vendosni vetë se cilit opsion politik dhe cilës politike do t’ia jepni votën e vet dhe besimin e vet.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....