I uroj të gjithë qytetarët maqedonas për fillimin zyrtar të negociatave për anëtarësim të plotë në BE. Edhe përkrah sfidave me të cilat po ballafaqohemi ndër vite, qytetarët e ruajtën mbështetjen për përmbushjen e agjendës evropiane.
Fillojmë me një fazë të re të integrimit politik, të jemi pjesë e familjes evropiane të kombeve, ku gjuha maqedonase do të jetë një nga gjuhët zyrtare të Bashkimit.
Na pret një punë e mundimshme, investim në të gjitha kapacitetet shoqërore dhe institucionale për fazat e mëtejshme të procesit të negociatave.
I falënderojmë të gjithë ata të cilët nëpër vite ishin pjesë e institucioneve që kanë punuar në aderimin në Bashkimin Evropian dhe janë angazhuar në maksimum për një eurointegrim të suksesshëm.
Të mundësojmë që vlerat evropiane të lirisë, demokracisë, drejtësisë, ndryshimeve dhe prosperitetit të sundojnë edhe te ne, në atdheun tonë të përbashkët.