Deklarata e Presidentit Pendarovski me rastin e ngjarjeve në Strugë dhe paralajmërimin e BFI-së për hapjen e objekteve fetare më 12 maj

8 Maj 2020 | Fjalimet, Kumtesat

Sot bisedova në telefon me kreun e Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit, Mitropolitin e Shkupit, Kryepeshkopin e Ohrit dhe Maqedonas dhe të Justinian Primas, z.z. Stefan si edhe me kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema i BFI-së h Sulejman ef Rexhepi. Të dy liderëve ua përcolla qëndrimet dhe shqetësimin tim në lidhje me ngjarjet e djeshme në Strugë, si dhe për paralajmërimin e BFI-së se do t’i hapë objektet fetare më 12 maj.

Si President i të gjithë qytetarëve u thashë liderëve fetarë se prej tyre pres, si edhe deri tani, të bëjnë thirrje për sjellje të përgjegjshme të qytetarëve gjatë festave fetare, si edhe të gjykojnë çdo sjellje që është në kundërshtim me masat e përcaktuara nga organet shtetërore.

Një nga gjërat kryesore që na i dëshmoi pandemia me kovid-19 është se pa dallim se cilës bashkësie i përkasim, të gjithë jemi të barabartë nën goditjen e virusit korona.

Masat të cilat janë vendosur për mbrojtjen nga pandemia, nuk e ndalojnë asnjë qytetar që të praktikojë fenë e vet. Por, ajo që duhej të kufizohej dhe është ende e kufizuar, janë tubimet masive me rastin e cilësdo feste fetare, si dhe zakone fetare.

U bëj thirrje institucioneve kompetente të veprojnë në mënyrë adekuate, në suazat e përgjegjësive që i kanë për mbajtjen e stabilitetit. Në fuqi është gjendja e jashtëzakonshme, pandemia e kovid-19 ende po zgjat, kurse punonjësit shëndetësorë pa pushim dhe me përpjekje mbinjerëzore janë angazhuar përditë për mjekimin e bashkëqytetarëve tanë të cilët janë të infektuar.

Kemi bërë shumë që t’i anashkalojmë pasojat negative me të cilat u ballafaquan shumë vende ku kishte një numër të madh viktimash dhe të cilat shkaktuan mbylljen e tempujve dhe faltoreve si në botën e krishterë ashtu edhe në atë myslimane.

Në interes të të gjithë qytetarëve, kurse me qëllim që të tejkalohen sa më shpejt këto gjendje kërkova nga Kryepeshkopi dhe nga Reisul Ulema të veprojnë në mënyrë parandaluese dhe të mos i nxitin tubimet e grupeve të besimtarëve.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....