Deklarata e Presidentit Pendarovski pas Mbledhjes së 14 të Këshillit të Sigurimit

1 Shkurt 2022 | Kumtesat

Në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot u mbajt Mbledhja e 14-të e Këshillit të Sigurimit ku u bisedua mbi gjendjen aktuale politike dhe të sigurisë në rajon edhe më gjerë.

Në vijim është teksti i deklaratës së Presidentit Pendarovski
Të nderuar qytetarë, të nderuar përfaqësues të mediave,

Sot e mbajtëm Mbledhjen e 14 të Këshillit të Sigurimit, përndryshe e parë në këtë përbërje të re, me dy anëtarë të rinj nga rendi i atyre që vijnë sipas funksionit si anëtarë të Këshillit. Domethënë, ai është kryeministri i Qeverisë, Kovaçevski i cili vjen në vend të ish-kryeministrit Zaev si anëtar i Këshillimit të Sigurimit, si dhe ministrja e Mbrojtjes Petrovska, e cila vjen në vend të ish-ministres së Mbrojtjes, Sheqerinska.

Jashtë përbërjes së rregullt të Këshillit, me ftesë prej meje, ishin të ftuar edhe drejtori i Agjencisë së Zbulimit dhe së Sigurisë Nacionale, si dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës.

Në këtë mbledhje diskutuam mbi gjendjet aktuale politike dhe të sigurisë në vend, në rajon edhe më gjerë në kontekstin e asaj që e quajmë zonë euroatlantike të përgjegjësisë, duke pasur parasysh se jemi anëtare të Aleancës së NATO-s dhe janë marrë këto vendime:

Anëtarët e Këshillit të Sigurimit konstatuan se gjendja e sigurisë në vend është stabile dhe tani për tani nuk ka indikacione të cilat do të dëshmonin se mund të ketë kërcënime për integritetin territorial dhe sovranitetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Institucionet kompetente e ndjekin vazhdimisht gjendjen dhe nëse nevojitet janë tërësisht të përgatitura të reagojnë menjëherë.

Në lidhje me gjendjen në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Këshilli konkludoi se me aktivitet të përforcuar diplomatik dhe me prani më intensive në terren të bashkësisë ndërkombëtare periudhën e fundit, tensionet janë zvogëluar pjesërisht, këtu mendojmë, para së gjithash për Bosnjën dhe Hercegovinën, ku është hapur hapësirë për rivendosje të dialogut si mënyra e vetme për tejkalimin e problemeve.

Në këtë mbledhje u diskutua edhe mbi tensionet në rajonin më të gjerë, më saktë në kufirin rus-ukrainas. Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për dy shtete të cilat kufizohen me të ashtuquajturën zonë euroatlantike të përgjegjësisë, Maqedonia e Veriut si anëtare e NATO-s ishte e obliguar t’i bëjë, dhe i bëri, të gjitha përgatitjet e domosdoshme, përsëris, përgatitje, për skenarët e mundshëm në varësi nga fakti se si do të vijojnë ngjarjet në periudhën e ardhshme në atë pjesë të botës.

I përshëndetim përpjekjet diplomatike të cilat zhvillohen në nivele të ndryshme, të cilat po i ndërmarrin faktorët kryesorë në bashkësinë ndërkombëtare me të cilat u jepet shansi dialogut dhe negociatave, kurse jo armëve dhe retorikës luftarake. Në këtë pjesë të botës ka shenja të vogla, për tani simbolike për deeskalim të retorikës në disa ditët e kaluara, po është ende herët të prognozojmë si do të zhvillohen mandej ngjarjet, sepse momentalisht ajo pjesë e botës mbetet zonë potenciale e rrezikut të lartë.


Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....