Deklarata e Presidentit Pendarovski për MIA-n për “Dhomën publike”

28 Janar 2021 | Kumtesat

E drejta e privatësisë është e garantuar me aktin më të lartë juridik – Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Këto ditë jemi të neveritur që përsëri jemi dëshmitarë të rastit “Dhoma publike” rast ku shkelet, në mënyrë frapante, privatësia e mijërave grave dhe vajzave, poshtërim, seksizëm dhe dhunë që lënë pasoja të përhershme mbi jetën e tyre.

Dhuna mbi gratë dhe vajzat, e cilësdo formë – psikike, fizike, seksuale dënohet me ligj. Kërkoj që institucionet kompetente ta hetojnë si duhet këtë rast, kurse shkelësit të ndiqen dhe të dënohen në përputhje me dispozitat ligjore. Përgjegjësi duhet të ketë në afatin sa më të shkurtër të mundshëm.

Nëse nuk veprohet tani, krijohet mundësi për krijimin e kulturës për mosdënim të veprave penale me të cilat shkatërrohen jetët e mijëra viktimave.

Si shoqëri, secili prej nesh duhet të tregojë solidaritet dhe mbështetje për viktimat, të mos lejojmë të ketë viktimizim të dyfishtë. Të veprojmë menjëherë!

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit