Select Page

Deklaratë e presidentit Pendarovski gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Polonisë

4 Shkurt 2020 | Fjalimet, Kumtesat

I nderuar president Duda
Qytetarë të nderuar, përfaqësues të mediave,
Kam nderin e veçantë që sot të qëndroj për vizitë zyrtare në Republikën e Polonisë dhe e shfrytëzoj rastin të falënderoj për ftesën dhe mikpritjen këtu në Varshavë.

Me presidentin Duda kishim bisedë të sinqertë dhe përmbajtjesore, ku konstatuam se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Polonisë kanë marrëdhënie miqësore, me dialog të vazhdueshëm politik, me bashkëpunim ekonomik në rritje dhe me përpjekje të dyanshme për përforcimin dhe përparimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Republika e Polonisë është partner i jonë i rëndësishëm dhe i dëshmuar, si dhe mbështetës në përmbushjen e qëllimeve tona strategjike- anëtarësimin në NATO dhe BE, synime për të cilat kemi konsensus të qartë nacional dhe mbështetje të gjerë nga qytetarët.
Në takim, falënderova për ratifikimin e shpejtë të Protokollit për anëtarësim në NATO nga ana e Polonisë dhe siç të gjithë presim, pas mbarimit të ratifikimit në Parlamentin e Spanjës, së shpejti Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e plotë e Aleancës.

Në fokusin e takimeve me nikoqirët tanë polak ishte edhe realizimi i synimit tonë të dytë strategjik- anëtarësimi në BE, në kontekst të samiteve të ardhshëm të Unionit, në muajin mars në Bruksel dhe në maj në Zagreb. Këmbyem mendime dhe informacione edhe për metodologjinë e re për zhvillimin e negociatave aderuese, si dhe për aktivitetet që pasojë në Këshillin e Evropës në mars. Këtë javë duhet të publikohet edhe propozimi për metodologjinë e re negociuese, ndërsa për ne është e rëndësishme, që sa më shpejtë shtetet- anëtare të Unionit të pajtohen për këtë metodologji dhe këtë pranverë të marrim lajme pozitive për integrimin tonë evropian gjatë kryesimit kroat me BE-në. Ne jemi të gatshëm ta pranojmë metodologjinë e re për zhvillimin e negociatave, me qëllim që të kemi proces efikas të aderimit, me rezultate të dukshme dhe leverdi konkrete për qytetarët.
Vazhdojmë të punojmë në përmbushjen e synimeve tona strategjike, si në politikën e mirë fqinjësore, ashtu edhe në agjendën vendore reformuese. Shpresoj që mbështetja e Polonisë në këtë periudhë të rëndësishme kohore për ne dhe mbështetja personale nga presidenti Duda do të vazhdojë edhe më tej.

Të nderuar,

Përvoja e vendeve të grupit të Vishegradit është jashtëzakonisht e dobishme në procesin tonë të integrimit euroatlantik. Në këtë drejtim, dua të theksoj që e ashtuquajtura Konferenca e Shkupit si platformë për këmbimin e përvojave të Polonisë në integrimet është efikase për ne. Jemi të kënaqur që e ndajmë përvojën dhe njohurinë me partnerët tanë polak nga shtatë takimet e mbajtur deri më tani. Pres që edhe në takimin e tetë, që duhet të mbahet këtë vit këtu në Varshavë, të marrim pjesë si vend me datë të fituar për fillimin e negociatave.
Gjithashtu, e vlerësojmë ndihmën e Polonisë në menaxhimin e krizës së refugjatëve dhe emigrantëve në kufirin tonë jugor. Përfshirë marsin e këtij viti, 1000 oficerë policor nga Polonia në suazat e 34 rotacioneve dhe kontingjente ishin dhe do të jenë të përfshirë në ndihmën evropian të policisë dhe armatës sonë për sigurinë e këtij kufiri.

Në takimin me homologun tim polak, e theksova edhe gatishmërinë tonë për rritjen e bashkëpunimit në ekonomi, shkencë dhe arsim si dhe rritjen e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Bashkërisht konkluduam që çështje të hapura mes vendeve tona nuk ka ndërsa rëndësi të veçantë ka zhvillimi dhe intensifikimi i bashkëpunimit ekonomik për të cilin ekzistojnë potenciale të mëdha nga të dyja palët.

Vendosja e linjës të drejtpërdrejtë të avionit mes Shkupit dhe Varshavës ndërsa në periudhën verore edhe fluturime çarter mes Ohrit dhe qyteteve tjera të Polonisë, paraqet hap të rëndësishëm drejt përmirësimit dhe lehtësimit të kontakteve mes komunitetit të biznesit, por edhe rritjen e numrit të vizitave nga turistët polak. Krahas marrëdhënieve të mira politike, ka shumë gjëra që i lidhin të dy vendet dhe qytetarët. Siç është e njohur, Polonia dha kontribut të rëndësishëm në ndërtimin e Shkupit pas tërmetit.

Në fund, por jo më pak e rëndësishme, do të doja ta veçoj edhe bashkëpunimin që e kemi në arsim dhe kulturë, si shembull të suksesshëm të marrëdhënieve mes Maqedonisë dhe Polonisë dhe ndërtimin e lidhjeve gjuhësore dhe kulturore. Këtu dua ta përmend bashkëpunimin e sllavistëve maqedonas- polak në suazat e lektoratëve të gjuhës maqedonase në Poloni, por edhe Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Polake, në Fakultetin Filologjik “Bllazhe Koneski” në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodij” në Shkup dhe Seminarin Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase, që çdo vit tradicionalisht mbahet në Ohër, sidomos shënimi i sivjetmë i 65 vjetorit të studimeve të polonistikës në Shkup.

Së fudmi, më lejoni edhe njëherë të falënderoj për mikpritjen në Varshavën mike, siç i takon dy shteteve mike dhe evropiane.

Ju faleminderit!

Mesazhi i Presidentit Pendarovski me rastin e festës Jom Kipur

Mesazhi i Presidentit Pendarovski me rastin e festës Jom Kipur

  Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festimit të festës hebraike Jom Kipur, u dërgoi mesazh kryetares së Bashkësisë së Hebrenjve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Berta Romano-Nikoliq dhe të gjithë përfaqësuesve të Bashkësisë së Hebrenjve në Republikën...

Pin It on Pinterest