Dekrete të nënshkruara nga Presidenti i Republikës së Maqedoni së Veriut, Stevo Pendarovski

18 Korrik 2019 | Kumtesat

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, nënshkroi dekretet për shkarkime, emërime dhe revokime në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Presidenti Pendarovski veproi sipas vendimit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, i cili ka konstatuar se ish presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov, me dekretet e miratuar për emërime në Armatë më 25 shkurt të vitit 2019-të, ka kryer akte që nuk janë të lejuara në procesin zgjedhor dhe në këtë mënyrë ka shkelur dispozitën të nenit 8-a, paragrafi 1, alineja 2 të Kodit Zgjedhor dhe dispozita të nenin 34, paragrafi 1 alineja 2  të Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit. Në përputhje me dekretet e reja:

1. Gjeneral brigade Jordev Dragan Orce, shkarkohet me dekret dhe emërohet zëvendës komandant i Komandës së Përbashkët Operacionale në Shtabin e Përgjithshëm të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

2. Gjeneral brigade Gjorgoski Tito Mirce është revokuar nga përfaqësues Ushtarak i Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës.

3. Kolonel Kovacki Gjorgji Dragan është shkarkuar nga komandant iBrigadës së parë të Mekanizuar e këmbësorisë(1.bmk) në Komandën e Përbashkët Operacionale të Shtabit të Përgjithshëm të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

4. Kolonel Emini Sabedin Besnik është shkarkuar nga Shefi i Komandës së Përbashkët të Operacioneve në Shtabin e Përgjithshëm të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe emërohet komandant i Brigadës së parë të Mekanizuar e këmbësorisë(1.bmk) në Komandën e Përbashkët Operacionale të Shtabit të Përgjithshëm të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

5. Kolonel Jurisiq Miroslav Marijo është revokuar me dekret dhe është emëruar në Atasheu i Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Paris, Republika e Francës.

6. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Vasko Gjurçinovski, me një dekret të 25 shkurtit 2019, është i avancuar nga radhët e Gjeneral-Major me gradën Gjeneral-Nënkolonel. Në Ligjin për Mbrojtje, nuk ka bazë ligjore që t’i merret grada, përveç nëse bartësi i gradës personalisht nuk bën veprime të paligjshme, siç janë vepra penale ose shkelje të rëndë disiplinore.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...