Presidenti Pendarovski dhe Presidenti Levic vendosën kurora pranë varrit të Goce Dellçevit në Kishën “Shën. Spas”

21 Prill 2022 | Kumtesat

Në suazat e vizitës zyrtare të Presidentit të Republikës së Letonisë, Egils Levic, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sot, Presidenti Pendarovski dhe Presidenti Levic vendosën kurorë pranë varrit të revolucionarit maqedonas Goce Dellçevit, në kishën “Shën. Spas” në Shkup.

Pas përfundimit të ceremonisë dhe vendosjes së kurorave, të dy presidentët e panë ikonostasin, ikonat dhe afresket në kishën “Shën. Spas”.

Paraprakisht, Presidenti Pendarovski, në Kabinetin e Presidentit, në ceremoni me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake Presidenti Pendarovski e priti Presidentin e Republikës së Letonisë, Egils Levic, kurse pas mbajtjes së takimit tet-a-tet dhe takimit plenar midis delegacioneve zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Letonisë, presidentët kishin konferencë të përbashkët për shtyp.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....