Delegacione nga Kabineti i Presidenti vendosën lule të freskëta me rastin e 2 Gushtit, Ilindenit – Ditës së Republikës

2 Gusht 2022 | Kumtesat

Me rastin e festimit të festës shtetërore 2 Gusht, Ilinden – Dita e Republikës, delegacione nga Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, vendosën lule të freskëta në përmendoret në Shkup, Krushevë, Pelince dhe Smilevë.

Në Shkup, delegacion i Kabinetit të Presidentit, i udhëhequr nga sekretari i përgjithshëm, Mile Boshnjakovski, vendosi lule të freskëta pranë përmendores së KAÇKM-së në Parkun “Zhena borec”, pranë përmendores së Nikolla Karevit para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, pranë përmendores së Gruas luftëtare, si dhe pranë përmendores së Metodija Andonov-Çento, në sheshin “Maqedonia”.

Në Krushevë, delegacion i Kabinetit të Presidentit vendosi lule të freskëta pranë varrit të Nikolla Karevit, pranë përmendores së heronjve në vendin “Sliva” dhe në Meçkin Kamen.

Në Pelince, delegacion nga Kabineti i Presidentit vendosi lule të freskëta pranë Qendrës memoriale të KAÇKM-së.

Në Smilevë, delegacion nga Kabineti i Presidentit vendosi lule të freskëta në Tumën e Dame Gruevit, pranë përmendores së ilindenasve të Smilevës dhe pranë pllakës përkujtimore të njësisë partizane “Dame Gruev”.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit