Delegacione nga Kabineti i Presidentit morën pjesë në festimin solemn të 2 Gushtit – Ditës së Republikës në Shkup, Pelince dhe Smilevë

2 Gusht 2021 | Kumtesat

Delegacione nga Kabineti i Presidentit morën pjesë në festimin solemn të 2 Gushtit – Ditës së Republikës në Shkup, Pelince dhe Smilevë.

Në Shkup, delegacioni i Kabinetit të Presidentit vendosi lule të freskëta pranë përmendores së Metodija Andonov – Çento, pranë përmendores së KAÇKM-së në Parkun “Zhena borec” dhe pranë përmendores së Nikolla Karevit para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në suazat e festimit të Ilindenit – Ditës së Republikës, delegacioni i Kabinetit të Presidentit vendosi lule të freskëta pranë Qendrës Memoriale të KAÇKM-së.

Delegacion i Kabinetit të Presidentit sot mori pjesë edhe në festimin tradicional të Ilindenit në parkun përkujtimor “Dame Gruev” në Smilevë dhe vendosi lule të freskëta pranë përmendores së Dame Gruevit, kurse në suazat e festimit lule të freskëta u vendosën edhe në Mogillën e Dame Gruevit, pranë Përmendores së ilindenasve të Smilevës dhe pranë përmendores së njësisë partizane “Dame Gruev”.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...