Demant i deklaratës së ish kryetarit të BFI-së Sulejman Rexhepi, dhënë në emisionin “Click Plus” në TV21

17 Nëntor 2020 | Kumtesat

Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë Veriut, Stevo Pendarovski, demanton plotësisht deklaratën e ish kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepi, të dhënë në emisionin “Click Plus”- TV21.

Presidenti Stevo Pendarovski, as para dhe as menjëherë pas zgjedhjeve, nuk ka patur ndonjë komunikim të drejtpërdrejtë ose indirekt me kryetarin e atëhershëm të BFI-së, që tregon qartë se pretendimet e bëra nga Rexhepi janë plotësisht të trilluara.

Presidenti Pendarovski u zgjodh në  mënyrë legjitime dhe ligjore, në zgjedhje korrekte dhe demokratike, gjë që konfirmohet në të gjitha raportet e OSBE / ODIHR.

Konsiderojmë se deklarata të tilla nga Sulejman Rexhepi janë joserioze dhe të pahijshme, duke pasur parasysh rolin e tij të mëparshëm në Bashkësinë Fetare Islame..

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....