Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska në Demir Kapi në festimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas nga Mjedisi Rural

16 Tetor 2022 | Kumtesat

Bashkëshortja e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Elizabeta Gjorgievska sot mori pjesë dhe mbajti fjalim në Ditën Ndërkombëtare të Grua nga Mjedisi Rural, eveniment i cili me organizim nga Federata nacionale e fermerëve dhe Rrjeti për zhvillim rural të Maqedonisë së Veriut, kurse me mbështetje nga Organizata suedeze për zhvillim We Effect, u mbajt në Demir Kapi, në Kantinën mbretërore të verës “Marija”.

Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska në fjalimin e vet tha se arritja e barazisë së tërësishme të gruas rurale në shoqëri nëpërmjet sigurimit të zhvillimit social, pavarësisë ekonomike, mbështetjes së lideritetit të grave dhe zhvillimit të bashkësisë nëpërmjet potencialit dhe perspektivës së gruas rurale është domosdoshmëri në nivel global.

Ajo theksoi se gratë rurale të cilat e ushqejnë tradicionalisht familjen luajnë një rol kryesor në sigurimin e amvisërive me ushqim dhe janë baza e çdo ekonomie rurale duke punuar si bujq, punëtorë sezonalë, por edhe sipërmarrës ruralë. Gjorgievska rekomandoi se është e nevojshme të theksohet nevoja për përforcim ekonomik të gruas rurale, involvimin e saj më të madh në krijimin e politikave bujqësore, si dhe luftën e përbashkët kundër diskriminimit dhe barrierave tradicionale të cilat janë shpesh pengesë për edukimin dhe zhvillimin e grave rurale.

Bashkëshortja e Presidentit në fjalim e shprehu mbështetjen dhe angazhimin e saj për ndërtimin e shoqërisë të ndjeshme për barazinë gjinore dhe për pjesëmarrjen e barabartë të grave nga mjediset rurale në çdo segment jetësor dhe shoqëror.

Në këtë eveniment u mbajt edhe diskutim publik “Roli i gruas rurale në zhvillimin ekonomik të mjediseve rurale” dhe u promovuan rrëfimet e suksesshme për gratë nga mjediset rurale dhe të bizneseve të tyre.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....