Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e 8 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Romëve

8 Prill 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve – 8 Prillin, u dërgoi urim përfaqësuesve të bashkësisë rome në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Të nderuar bashkëqytetarë,

Jua uroj përzemërsisht 8 Prillin, Ditën Ndërkombëtare të Romëve, një nga datat më të rëndësishme në historinë rome kur në Kongresin e parë rom në vitin 1970 në Londër, aktivistët romë në Evropë e kanë përcaktuar flamurin rom, himnin, gjuhën, kulturën dhe identitetin rom të më shumë 12 milionë romëve në Evropë. Jemi krenarë për kontributin tuaj në ndërtimin e mozaikut multikulturor në atdheun tonë të përbashkët.

Të dashur bashkëqytetarë,

Para nesh kemi më pak se një dekadë për zbatimin e Strategjisë së re për inkluzionin e romëve, në të cilën detyra jonë e përbashkët është të krijojmë shoqëri inkluzive nëpërmjet realizimit të rezultateve konkrete në fushën e arsimit, punësimit, strehimit, shëndetësisë, kulturës, luftës kundër diskriminimit dhe zvogëlimit të varfërisë. Në këtë periudhë krize nga aspekti shëndetësor dhe ekonomik nevojitet që të gjitha palët e prekura t’i shfrytëzojnë në mënyrë përkatëse kapacitetet, resurset dhe kompetencat që t’i tejkalojmë dallimet disproporcionale dhe problemet dekadore, si parakusht për një të ardhme të sigurt dhe më me prosperitet.

Me rëndësi të jashtëzakonshme është pjesëmarrja e bashkësisë rome, si dhe të gjitha bashkësitë e tjera, në jetën shoqërore, politike dhe kulturore në shtet. Të vazhdojmë të ndërtojmë bashkërisht bashkëjetesë në shpirtin e respektit, solidaritetit dhe miqësi të ndërsjellë.

Gëzuar 8 Prillin – Ditën Ndërkombëtare të Romëve!
Bahtalo о 8. April sa e Romenge!

Stevo Pendarovski

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...