Mesazhi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ditës së Gjuhës Maqedonase

5 Maj 2023 | Kumtesat

Me rastin e 5 Majit – Ditën e Gjuhës Maqedonase, Presidenti Stevo Pendarovski e dërgoi këtë mesazh:

Sot e festojmë 5 Majin – Ditën e Gjuhës Maqedonase, mbrojtësen e identitetit, të tanishmes dhe të ardhmes sonë, rrënjën e qenies sonë, ditën kur e festojmë veçantinë tonë. Sot bëjmë homazh për gjuhën maqedonase e cila është roje e memories sonë kolektive.

Gjuha maqedonase me një traditë të gjatë gojore dhe të shkruar është fara e shtetit maqedonas dhe nxitje e cila na shtyn me nder dhe dinjitet ta realizojmë dhe ruajmë vendin tonë në botë. Prandaj, kemi obligim ndaj brezave të ardhshëm ta ruajmë, zhvillojmë dhe afirmojmë gjuhën maqedonase si investimin tonë në të ardhmen, t’i mbështesim hulumtimet shkencore nga vendi dhe të huaja për gjuhën maqedonase dhe dialektet e saj dhe ta përdorim drejt që ta ruajmë për brezat e ardhshëm.

Por, të mos i harrojmë paraardhësit tanë dhe luftën e tyre dëshmimin e veçantisë së gjuhës maqedonase. I kujtojmë të gjitha ata, të cilët me veprën e vet, nëpër shekuj janë gdhendur në gjuhën e shkruar maqedonase. Midis tyre është Kërste Petkov Misirkov, i cili na tregoi se gjuha është thesari ynë shpirtëror. Me pietet e përmendim kodifikuesin e gjuhës maqedonase, Bllazhe Koneskin, i cili na mësoi se gjuha është atdheu ynë i vetëm i pandashëm.

Në vitin kur e festojmë njëqindvjetorin e lindjes së poetit maqedonas Aco Shopov, një nga themeluesit e letërsisë bashkëkohore maqedonase, dëshiroj të theksoj domosdoshmërinë për të investuar më shumë në gjuhën maqedonase dhe në letërsi sepse vetëm kështu do të jemi pjesë dinjitoze e hapësirës evropiane kulturore dhe arsimore.

Gëzuar për shumë vjet Ditën e Gjuhës Maqedonase!

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...