Mesazhi i Presidentit Stevo Pendarovski me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punës

1 Maj 2023 | Kumtesat

Me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punës, Presidenti Stevo Pendarovski e dërgoi këtë mesazh:

Më 1 Maj, në Ditën Ndërkombëtare të Punës, të kujtojmë dhe t’u japim mirënjohje të gjithë atyre që kontribuuan për një raport më të drejtë ndaj punëtorëve.

Njëkohësisht, i falënderojmë të gjithë ata të cilët edhe sot luftojnë për sigurimin e kushteve më fisnike për punë, paga përkatëse dhe siguri sociale, duke ndërtuar shoqëri ku puna e ndershme do të vlerësohet me fisnikëri dhe do të mbrohen tërësisht të drejtat e punëtorëve.

Zhvillimi dhe përparimi i Maqedonisë së Veriut, që njëkohësisht është edhe parakusht që të rinjtë të qëndrojnë në atdheun e vet, në një masë të madhe varet nga kushtet e punës dhe standardet bashkëkohore të punëtorëve. Prandaj, duhet vazhdimisht t’i kontrollojmë të drejtat e realizuara të punëtorëve, të parandalojmë shfrytëzimin e punëtorëve, të reflektojmë si t’i përparojmë që të kemi një prosperitet më të madh. Detyra jonë është të sigurojmë që punëtorët të kenë arsimin dhe trajnimin e nevojshëm, të ketë trajtim të ndershëm nga punëdhënësit, t’i heqim barrierat për pjesëmarrje të tërësishme në vendin e punës për qytetarët me aftësi të kufizuar. Të përkushtohemi në sigurimin e mundësive për të gjithë, sepse çdo punëtor meriton respekt dhe ka të drejtë për një jetë me dinjitet.

Gëzuar 1 Majin të gjithë punëtorëve!

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....