Dhënia e mirënjohjes “Unaza e inxhinierit” 12 inxhinierëve më të suksesshëm të diplomuar

23 Qershor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, sot ua dorëzoi mirënjohjen “Unaza e inxhinierit” 12 studentëve më të suksesshëm të cilët kanë diplomuar në fakultetet që kultivojnë disiplinat inxhinierike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Manifestimi “Unaza e inxhinierit” mbahet për 19-tën herë me organizim nga Institucioni inxhinierik i Maqedonisë dhe Oda e arkitektëve të autorizuar dhe e inxhinierëve të autorizuar, kurse me mbështetje nga Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Presidenti Pendarovski në fjalimin e vet theksoi se me dhënien e kësaj mirënjohjeje kontribuojmë në afirmimin e profesioneve të inxhinierisë, kurse edhe vetë ky manifestim kontribuon për promovim të inxhinierisë.

“Arkitektët, informaticienët, teknikët, elektroteknikë, inxhinierët mekanikë, ndërtimorë, bujqësorë dhe e pyjeve, fituesit e “Unazës së inxhinierit”, por edhe të gjithë inxhinierët e tjerë janë fuqia lëvizëse e ekonomisë maqedonase, kurse nëpërmjet kësaj edhe e mirëqenies së të gjithë qytetarëve tanë”, tha Presidenti Pendarovski në ceremoninë e dhënies së mirënjohjes “Unaza e inxhinierit”, që u mbajt në Kabinetin e Presidentit.

Të nderuar,

Edhe këtë vit, në dhënien e 19-të me radhë të unazave të inxhinierëve për studentët më të suksesshëm të disiplinave inxhinierike, kam nderin e veçantë të mbaj fjalim si mbështetës tradicional i këtij manifestimi të rëndësishëm.

Më lejoni, së pari, t’i falënderoj sinqerisht Institucionin inxhinierik të Maqedonisë dhe Odën e arkitektëve të autorizuar dhe të inxhinierëve të autorizuar për përkushtimin në realizimin e këtij projekti dhe gjithsesi, për bashkëpunimin e përkryer me kabinetin tim.

Pa dyshim, me dhënien e kësaj mirënjohjeje, kontribuojë në afirmimin e profesioneve të inxhinierisë, kurse edhe vetë ky manifestim kontribuon për promovim të inxhinierisë. Nga ajo që shohim nëpër vite në këto takime të përbashkëta, si dhe nga lista e fituesve të kësaj mirënjohjeje, mund të mburremi me inxhinierë të rinj cilësorë që vlerësohen gjithnjë dhe më shumë edhe te ne edhe jashtë vendit.

Arkitektët, informaticienët, teknikët, elektroteknikë, inxhinierët mekanikë, ndërtimorë, bujqësorë dhe të pyjeve, fituesit e “Unazës së inxhinierit”, por edhe të gjithë inxhinierët e tjerë janë fuqia lëvizëse çdo shteti. Ata të rinj kontribuojnë tashmë në mënyrë thelbësore në ekonominë maqedonase, kurse nëpërmjet kësaj edhe në mirëqenien e qytetarëve tanë. Besoj se, siç ndodh në vendet e zhvilluara, edhe te ne, do të vlerësohet gjithnjë edhe më shumë njohuria e profesioneve të inxhinierisë, kurse ato do të bëhen gjithnjë dhe më tërheqëse për të rinjtë.

Që të ndodhë kjo, pres nga institucionet kompetente, secili në suazat e kompetencave të veta të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të inxhinierisë te ne.

Të nderuar fitues të mirënjohjes “Unaza e inxhinierit”,

Edhe në dhënien e sotshme, dua të shpreh përsëri shpresën time se shumica prej jush do të vazhdojnë të mbidërtohen, të përparojnë dhe të realizohen profesionalisht në vendlindjen e vet. Për këtë qëllim, duhet t’i hapim institucionet arsimore-edukative dhe institucionet e organet shtetërore, por, para së gjithash, subjektet afariste, që t’i realizohen në to njohuritë dhe cilësitë e veta si dhe të mbindërtohen profesionalisht inxhinierët e rinj.

Tema për investim tek inxhinierët e rinj dhe në përgjithësi te të rinjtë nuk duhet të mbetet vetëm në nivel të retorikës politike të rastit, por duhet të funksionojë edhe në praktikë. Jemi të gjithë të ngopur nga fraza dhe fjalë të bukura, kurse në realitet ndryshimet nuk ndodhin me tempin e duhur.

Jetojmë në kohë të komplikuara me tensione të përhershme, me kriza shëndetësore dhe ekonomike të cilat ndikojnë mbi qetësinë, mirëqenien dhe cilësinë tonë të jetës. Ta bashkohemi pas ideve dhe projekteve të mira dhe t’i shfrytëzojmë këto vite për bërjen e hapave të vërtetë në drejtim të zhvillimit dhe përparimit të atdheut tonë. Problemet zgjidhen vetëm me kreativitet, inovacion, këmbëngulje dhe vetëbesim, kurse në atë proces fuqi lëvizëse duhet të jenë të rinjtë tanë me njohuritë dhe shkathtësitë, me energjinë dhe motivimin e të cilëve do të mund t’i tejkalojmë të gjitha sfidat.

Me dëshirë për një Republikë me prosperitet, moderne dhe të fuqishme ekonomikisht të Maqedonisë së Veriut, në të cilën do ta gjeni vendit e vet, Ju përgëzoj për marrjen e “Unazës së inxhinierit” për vitin 2022 dhe Ju dëshiroj, para së gjithash, shëndet të mirë, shumë fat dhe sukses në ndërtimin e karrierave tuaja të inxhinierit.

Ju faleminderit.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....