Fjalimi i Presidentit Pendarovski në pritjen tradicionale vjetore për përfaqësuesit e trupit diplomatik

27 Janar 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski mbajti fjalim në pritjen tradicionale vjetore që për përfaqësuesit e trupit diplomatik, të akredituar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e organizoi mbrëmë në Shkup.

Në rolin e doajenit të trupit diplomatik, në këtë pritje foli ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Fatos Reka.

I nderuar ministër i Punëve të Jashtme,
I nderuar ambasador Reka, doajen i trupit diplomatik në Shkup,
Shkëlqesitë tuaj,
Zonja dhe zotërinj,

Është kënaqësia ime t’ju uroj mirëseardhjen në pritjen tradicionale vjetore për anëtarët e trupit diplomatik të akredituar në Shkup.

Periudha e festave është lënë pas nesh, por më lejoni, në fillim të vitit të ri 2023, t’ju uroj të gjithëve shëndet të mirë dhe lumturi personale, kurse shteteve tuaja shumë sukses dhe përparim në çdo fushë.

Ky është takimi ynë i dytë në këtë format. Për fat të keq, dy vitet e kaluara për shkak të pandemisë nuk kishim mundësi ta shënojmë në këtë mënyrë fillimin e vitit. Por, edhe përkrah kësaj, punuam aktivisht, vendosëm bashkëpunim dinamik me secilin prej jush që rezultoi me një numër të madh aktivitetesh të përbashkëta si te ne, ashtu edhe në vendet nga vini.

Jam i kënaqur që në periudhën e kaluar kisha mundësi të realizoj vizita të rëndësishme në shumë shtete evropiane, të realizoj takime të shumta me kolegët tim në margjinat e evenimenteve të ndryshme ndërkombëtare, por edhe të jem nikoqir i presidentëve të shumë shteteve midis të cilëve nga Republika Federative e Gjermanisë, Republika Italiane, Polonia, Sllovakia, Sllovenia, Mali i Zi, Letonia, Gjeorgjia.

Këtë vit mbushen 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike me rreth 20 shtete evropiane, si dhe 30 vjet nga anëtarësimi ynë në OKB. Në vitin kur Republika e Maqedonisë së Veriut kryeson me OSBE-në, këto jubile janë mundësi që t’i përforcojmë lidhjet tona miqësore.

Në periudhën e ardhshme do të jem nikoqir i minimum tri presidentëve nga rajoni dhe Evropa, kurse gjatë vitit do të dakordojmë disa vizita bilaterale dhe multilaterale. Qëllimi im është që politika e jashtme e Maqedonisë së Veriut të udhëhiqet në mënyrë transparente dhe në interes të vlerave të përbashkëta të cilat i ndajmë me vendet paqedashëse dhe demokratike.

Shkëlqesitë tuaja,

Nuk do të dëshiroja që rastin e sotshëm ta shfrytëzoj për fjalime të gjata politike dhe për përsëritje të qëndrimeve të mia në lidhje me çështjet kryesore vendase dhe ndërkombëtare, të cilat ju i njihni mirë. Megjithatë, duke e pasur parasysh situatën e komplikuar ndërkombëtare, sfidat me të cilat ballafaqohemi në shtëpi dhe në rajon, me këtë rast do të dëshiroja për përmend disa gjëra.

Së pari, në vitin në vijim, pres përforcim më intensiv të solidaritetit dhe partneritetit evropian, si dhe intensifikim të mëtejshëm të lidhjeve transatlantike. Ky është investim, por dhe garanci e cila do të sigurojë paqe, prosperitet dhe përforcim të demokracisë edhe te ne edhe në Evropë.

I takojmë brezit të politikanëve që janë ballafaquar me një detyrë aspak të lehtë që t’i përcaktojnë konturat e rendit evropian ku do të jetojnë qytetarët tanë, kur lufta dhe mundimet në Ukrainë do të përfundojnë. Përgjigja jonë e sotshëm ndaj ngjarjeve tragjike në Ukrainë, flet për atë se si e përfytyrojmë Evropë dhe botën pasi të përfundojë ajo luftë.

Paqja dhe çlirimi i Ukrainës janë prioritet i cili nuk ka alternativë. Nëpërmjet kryesimit tonë me OSBE-në këtë vit do të përpiqemi të kontribuojmë në atë kuptim, së bashku me të gjitha subjektet e tjera.

Në këtë kontekst është rëndësishme se a do të lejojmë që historia të na përsëritet në atë mënyrë që regjimet politike anakronike të udhëheqin jetët tona dhe të vendosin për të ardhmen tonë. Demokracia duhet të mbisundojë, kurse përgjegjësinë më të madhe për këtë e kanë ato shtete të cilat i hapën dyert e demokracisë për shoqëritë tona kur ra Muri i Berlinit para më shumë se 30 vjetësh.

Prandaj është koha kur angazhimet deklarative duhet të zëvendësohen me vendime të guximshme pa dallim se a bëhet fjalë për ndihmë ushtarake dhe humanitare për Ukrainën, për zgjerim të Bashkimit Evropian apo për sigurinë dhe për përparimin ekonomik në të gjithë hapësirën evropiane.
Së dyti, si dhe deri më tani, në suazat e kompetencave time do të këmbëngul, që Maqedonia e Veriut të vazhdojë në rrugën e eurointegrimeve, dialogut dhe bashkëpunimit me të gjithë fqinjët.

Megjithatë, duhet të theksoj se për shtetin tim periudhën e kaluar ishte e mbushur me sfida të mëdha dhe sulme joparimore mbi parametrat me të cilat ndoshta, në nivel verbal, vetëm Ukraina do të ballafaqohet me historinë më të re të Evropës.

Edhe në kushte të tilla dëshmuam pjekuri dhe vizion, duke marrë vendime për të cilat e dinim se do të kritikohemi nga një pjesë e publikut, të cilat mund ta zvogëlojnë popullaritetin tonë dhe të cilat, madje se edhe disa prej tyre mund të interpretohen si lëshim yni, madje edhe si dobësi. Pa modesti të rreme, deri më tani jemi të vetmit në rajon të cilët dëshmuam kapacitet për kompromis për çështje të vështira dhe se kur themi se besojmë në vlerat e demokracie, kjo për ne nuk është vetëm retorikë, dhe as dobësi. Nëpërmjet atyre kompromiseve, u bëmë anëtare e NATO-s dhe e hapëm fazën e parë të negociatave me BE-në.

Pas tri vitesh anëtarësim në Aleancë besoj se tashmë askush nuk dyshon se edhe një vend i vogël si Maqedonia e Veriut mund të jetë partner i rëndësishëm dhe të kontribuojë për paqen në suaza rajonale dhe evropiane.

Njëkohësisht, këtë vit pres finalizimin e fazës së skriningut të procesit të negocimit me Bashkimin dhe të kalojnë në hapjen e klaserëve. Ndryshimet kushtetuese duhet të jenë sa më shpejt në agjendën vendase dhe në këtë kontekst, na nevojitet atmosferë në të cilën të gjitha fuqitë proevropiane do të mund të bashkohen dhe t’i kryejnë këto ndryshime. Ai proces nuk do të jetë i lehtë, kurse çdo provokim i mëtejshëm apo sulm mbi identitetin tonë, vetëm do ta komplikojë më shumë. Me fjalë të tjera, nevojitet një ambient stabil dhe parashikim në rrugën evropiane.

Gjatë kësaj, nuk duhet të harrohet se integrimet evropiane për ne nuk nënkuptojnë vetëm marrëdhënie të mira fqinjësore, por edhe progres ekonomik, reforma reale dhe luftë reale, e jo retorike kundër korrupsionit.

Së treti, rajoni ku jetojmë është i goditur veçanërisht nga ngjarjet në Ukrainë, pa dallim se a bëhet fjalë për pasoja ekonomike-sociale apo për pasqyrim ndaj kërcënimeve hibride dhe fushatave të lajmeve të rreme. Vitin e kaluar, hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë, statusi kandidat për BeH, vendimi për heqjen e vizave për Kosovën dhe një sërë masash ekonomike për mbështetjen e ekonomive nacionale, e kthyen pjesërisht kredibilitetin e Bashkimit Evropian në rajon. Politikat e tilla do të kenë efekt stabilizues në afat të gjatë vetëm nëse bazohen mbi një strategji afatgjatë për integrim të tërësishëm të rajonit në Bashkim, dhe nëse nuk janë vetëm përgjigje ndaj luftës në Ukrainë. Rajon me prosperitet i fokusuar në bashkëpunim, ndërsa, jo mbi konfrontime është i mundshëm vetëm nëse Bashkimi Evropian është emëruesi ynë i përbashkët.

Shkëlqesitë tuaja,

Deri në fund të mandatit tim unë dhe kabineti im mbetemi tërësisht të hapur për bashkëpunim me të gjithë ju, me qëllim që t’i thellojmë marrëdhëniet tona për të gjitha çështjet me interes të përbashkët, duke u udhëhequr nga parimet njëjta të barazisë dhe vlerave të përbashkëta, si edhe deri më tani.

Në fund, më lejoni, edhe njëherë t’ju uroj mirëqenie dhe përparim të shteteve dhe organizatave tuaja, kurse juve personalisht, shumë lumturi, shëndet dhe suksese.

Për një vit të suksesshëm!

Ju faleminderit.


 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....