Fjalimi i bashkëshortes së Presidentit në shënimin e 9 Marsit – Ditës Botërore të Veshkave

9 Mars 2023 | Kumtesat

Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska, mori pjesë dhe mbajti fjalim në evenimentin “Veshka të shëndosha për të gjithë – të përgatitemi për të papriturat, të mbrojmë më të lëndueshmit” të organizuar nga ISHP Klinika Universitare për Nefrologji, kurse me rastin e 9 Marsit – Dita Botërore e Veshkave.

Në fjalimin e vet, znj. Gjorgievska theksoi se nevojitet informim në kohë, parandalim dhe diagnostikim i hershëm, kurse më pas trajtim i duhur i sëmundjeve të veshkave. Ajo theksoi se sëmundjet jongjitëse, ku përfshihen sëmundjet kardiovaskulare, diabeti, kanceri, hipertensioni, sëmundjet kronike të mushkërive dhe sëmundjet kronike të veshkave njihen si shkaktarët kryesorë të vdekjeve në mbarë botën, sidomos në vendet në zhvillim. Në këtë drejtim, nevojitet që krahas kujdesit të ofruar nga punonjësit shëndetësorë dhe ne të gjithë si qytetarë me kujdes dhe vëmendje për shëndetin e vet, t’i ndihmojmë duke praktikuar stile të jetës së shëndetshme, si dhe me kontrolle në kohë  ta zvogëlojmë nevojën për mjekim dhe intervenime.

“Me përpjekje të përbashkëta, me shkëmbimin e njohurive dhe përvojave të japim gjithçka nga vetja që sintagma veshkë të shëndetshme të mos jetë vetëm dëshirë, por edhe realitet”, rekomandoi znj. Gjorgievska.

Në këtë aktivitet mbajtën fjalim edhe prof. dr. Goce Spasovski – kryetar i Shoqatës maqedonase për nefrologji, dializë dhe transplantim, dr. Irfan Ahmeti – kryetar i Komisionit kombëtar për diabetin dhe Dushko Georgievski, kryetar i Shoqatës së pacientëve me sëmundje të veshkave “Nefron”, kurse ligjërata tematike mbajtën as. dr. Milena Stevanoviq, doc. dr. Maja Mojsova Mijovska dhe as. dr. Nikolla Gjorgievski.

Shënimi i kësaj dite ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së qytetarëve mbi rëndësinë e sëmundjeve të veshkave, mundësinë e parandalimit dhe zbulimit në kohë, mënyrat e mjekimit dhe trajtimit adekuat të personave me sëmundje të veshkave dhe qasjen te to kudo dhe për këdo.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....