Presidenti Pendarovski me bashkëshorten në promovimin e librit “Xhaxhi mjeshtri Xhambazi, në botën e fëmijëve”

3 Shkurt 2024 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski me bashkëshorten Elizabeta Gjorgievska sot në Debar Maallo në Shkup morën pjesë në promovimin e librit “Xhaxhi mjeshtri Xhambazi, në botën e fëmijëve” të autorëve Branka Kostiq-Markoviq dhe Marko Kollovski, që i kushtohet kompozitorit dhe dirigjentit Aleksandar Xhambazov.

Publikimi është vëllim me këngë të mjeshtrit Aleksandar Xhambazov, një prej kompozitorëve, dirigjentëve më të shquar maqedonas dhe themeluesit e muzikës maqedonase të shquar dhe fëmijë. Përzgjedhja e kompozitave, që përfshin 52 këngë për fëmijë të moshës parashkollore dhe shkollore, është kryer nga vetë Xhambazovi gjatë jetës së tij, kurse në bashkëpunim me autorin Marko Kollovskin.

Promovimi i librit ishte pjesë e një evenimenti më të madh, që u mbajt me organizim të djalit të mjeshtrit Xhambazov, Igor Xhambazov dhe Komunës së Qendrës, kurse me rastin e përkujtimit të jetës dhe veprës së kompozitorit, pikërisht në ditën e lindjes së tij, 3 shkurt.

Në suazat e këtij evenimenti u zbulua edhe murali me portretin e mjeshtrit Alekasandar Xhambazov dhe të “bilbilave” të tij në lagjen shkupiane Debar Maallo, vepër e artistëve Dragan Kitanovski-Drash dhe Marjan Dimiq-Maçka dhe u interpretua program muzikor në të cilin morën pjesë ish pjesëmarrës te “Zllatni sllavejçinja” (Bilbilat e artë) dhe “Rayvigorçinja” (Puhizat) me dirigjim nga Zapro Zaprov, kurse të shoqëruar në piano nga Marija Gjoshevska.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit