Presidenti Pendarovski nuk e nënshkroi Dekretin për shpalljen e Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për lojërat e fatit dhe për lojërat argëtuese

13 Shkurt 2024 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski nuk e nënshkroi Dekretin për shpalljen e Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për lojërat e fatit dhe për lojërat argëtuese, që Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut e miratoi në seancën e mbajtur më 7 shkurt 2024.

Vendimi është marrë në bazë të analizës së detajuar të tekstit të Ligjit dhe të procedurës se si është miratuar ky Ligj, si dhe sipas konsultimeve të kryera me Delegacionin e Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si partneri ynë më i rëndësishëm në vend dhe në procesin e negociatave.

Presidenti Pendarovski konsideron se ndryshimet dhe plotësimet e ligjit janë miratuar nëpërmjet përdorimit jopërkatës së procedurës së përshpejtuar për harmonizim të legjislacionit tonë me të drejtën e Bashkimit Evropian, apo e njohur si “procedura me flamur evropian”, në situatë të mungesës së “aki” thelbësor (e drejta obligative e BE-së) në fushat që i përfshin ky Ligj dhe faktin se ky Ligj nuk vendos madje as “BE aki” të limituara që mund të jetë relevante.

Presidenti Pendarovski, duke e pasur parasysh rëndësinë për rregullim gjithëpërfshirës së kësaj fushe, por edhe për shqetësimet legjitime dhe të argumentuara të qytetarëve tanë në lidhje me ndikimet e mundshme negative të lojërave të fatit dhe lojërave argëtuese mbi të rinjtë, sidomos mbi zhvillimin e tyre psikologjik, i bën thirrje Kuvendit pa shtyrje të rifillojë debat dhe procedurë mbi këtë çështje por në procedurë të rregullt ligjvënëse me debat të gjerë dhe inkluziv të të gjitha palëve të prekura, ashtu siç i ka hije një demokracie të pjekur parlamentare.

Për këtë vendim, Presidenti Pendarovski e informoi Kryetarin e Kuvendit, Jovan Mitreskin.

Në vijim jua dorëzojmë tekstin integral të shkresës dërguar Kryetarit të Kuvendit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitreski.


Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....