Dorëzimi i letrave kredenciale nga Sithong Çitnhothinh, ambasadori i ri i emëruar i Laosit për Maqedoninë e Veriut

18 Shkurt 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot realizoi bisedë nëpërmjet video-lidhjes me Sithong Çitnhothinh, ambasadorin e ri të emëruar të Republikës Popullore Demokratike të Laosit për Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Vjenë, me rastin e dorëzimit të letrave kredenciale, të cilat, për shkak të pandemisë me kovid-19, i ka dorëzuar me shkrim.

Presidenti Pendarovski e theksoi rëndësinë e promovimit të agjendës pozitive për bashkëpunimin midis dy shteteve, duke përfshirë edhe kontekstin e rregullimit të kornizës së marrëveshjes, duke afirmuar interesin e thellimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, ku ekzistojnë shumë mundësi, sidomos në sferën e ekonomisë, industrisë farmaceutike dhe në fushën e kulturës.

Të dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë nga bashkëpunimi i ndërsjellë në organizatat multilaterale, sidomos në suazat e OKB-së dhe Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë. Në këtë kontekst biseduan edhe mbi Samitin e ardhshëm të Frankofonisë, relevanca e të cilit është përforcuar me pandeminë e cila i përfshiu të gjitha anëtaret e ONF-së.

Duke e uruar ambasadorin Çitnhothinh për emërimin në këtë funksion, Presidenti Pendarovski i uroi shëndet të mirë dhe suksese në zbatimin e detyrës së përgjegjshme diplomatike.

 

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....