Dorëzimi i letrave kredenciale të ambasadores së re të emëruar të Republikës së Kolumbisë për Republikën e Maqedonisë së Veriut

22 Janar 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, sot, realizoi bisedë nëpërmjet vidoe-lidhje me Karmenca Haramilo Gutierez, ambasadorja e re e emëruar e Republikës së Kolumbisë për Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Budapest, me rastin e dorëzimit të letrave kredenciale, të cilat për shkak të pandemisë të kovid-19 i dorëzoi me shkrim.

Duke e uruar për emërimin në këtë funksion, Presidenti Pendarovski shprehu bindjen se angazhimi i ambasadores së re të emëruar kolumbiane do të japë kontribut të theksuar në përforcimin e bashkëpunimit bilateral midis dy shteteve i cili është në nivel të kënaqshëm, por me potencial për zhvillim në fushat e interesit të përbashkët.

Presidenti e theksoi bashkëpunimin e mirë midis dy vendeve në nivel multilateral dhe nënvizoi se në periudhën në vijim nevojitet të rregullohet korniza juridike bilaterale, sidomos në fushën e ekonomisë, e cila do të jetë në dobi të të dy shteteve, kurse, sidomos, në dobi të përforcimit të bashkëpunimit të tërësishëm ekonomik.

Dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi gjendjen aktuale me kovid-19, si dhe për masat e ndërmarra për ballafaqim me pandeminë të të dy shtetet.

Presidenti Pendarovski theksoi se ambasadorja e Kolumbisë do të ketë mbështetje të tërësishme dhe i uroi sukses në zbatimin e obligimit me përgjegjësi.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...