Takimi i Presidentit Pendarovski me Rosana Duxhak, Koordinatore e Përhershme e Kombeve të Bashkuara

15 Qershor 2021 | Takimet

Presidenti Stevo Pendarovski sot takoi Rosana Duxhakun, Koordinatoren e Përhershme e Kombeve të Bashkuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në takim, Duxhaku e informoi Presidentin Pendarovski për aktivitetet aktuale dhe projektet që po zbatohen në vendin tonë me mbështetjen e Organizatave të Kombeve të Bashkuara.

Bashkëbiseduesit konfirmuan bashkëpunimin e suksesshëm për realizimin e Synimeve për zhvillim të qëndrueshëm dhe  Agjendën 2030 të Kombeve të Bashkuara, e cili synon t’i japë fund varfërisë, të mbrojë mjedisin, të sigurojë arsimim cilësor, të ulë pabarazinë përbrenda vendeve dhe atë ndërshtetërore.

Në takim, Presidenti Pendarovski falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të OKB-së për vendin tonë në shumë fusha të rëndësishme për qytetarët.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...