Intervista e Presidentit Pendarovski për Dojçe Vele në gjuhën maqedonase

21 Shkurt 2022 | Intervistat

U kthyet nga Konferenca e Sigurisë në Munih, ku ishte e pranishme elita e politikës dhe sigurisë botërore. Si janë vlerësimet në raport me pyetjen më aktuale, krizën Rusi-Ukrainë: A është gjendja gjithnjë dhe më afër konfliktit apo ka ende mundësi për zgjidhje diplomatike?

• Përkundrejt pandemisë dhe krizës akute të sigurisë në Evropë, me të cilën është e preokupuar e gjithë bota, dhe sipas nivelit të mysafirëve dhe sipas cilësisë së debateve, Konferenca e Munihut e ruajti renomenë e vet të evenimentit kryesor në fushën e sigurisë në nivel global. Por, t’i përgjigjem pyetjes suaj ku praktikisht përmbahet edhe përgjigja: gjendja është gjithnjë dhe më afër konfliktit, por, ka akoma hapësirë edhe për zgjidhje diplomatike. Javët e fundit janë aktive katër linja të komunikimit midis Aleancës perëndimore dhe Rusisë: së pari, dialogu në nivelin më të lartë midis Uashingtonit dhe Moskës, pastaj në suazat e OSBE-së dhe në Këshillin NATO-Rusi etj. Normandia format i cili është rivitalizuar para pak kohe, dhe secila prej tyre kontribuon në etablimin e dialogut si mënyrë për qetësim të tensioneve, edhe pse zhurma e armëve, është, për fat të keq gjithnjë më e zëshme. Vlerësimi i përgjithshëm i partnerëve tanë perëndimorë momentalisht është se Rusia do të shkaktojë konflikt të armatosur në Ukrainë, por, ekzistojnë vlerësime dhe skenarë të ndryshëm në lidhje me faktin si do të ishte intensiteti i atij intervenimi ushtarak dhe në lidhje me shpërhapjen e tij gjeografike.

Në Munih kishit takime të veçanta me njerëzit e parë të disa prej agjencive më të fuqishme të zbulimit BHD-në gjermane, MI 6 angleze, DGSE-në franceze. Sipas mendimeve të tyre, cilat janë sfidat më të mëdha të sigurimit në këtë moment, globalisht, në Evropë dhe në rajon?

• Politikanët e vendeve më të vogla rrallë kanë shansin për dy ditë të takohen me drejtorët e tri shërbimeve më të fuqishme në Evropë, si dhe me njerëzit e parë të dy institucioneve tink-tenk më me ndikim në Evropë – Institutin Mbretëror për Punë të Jashtme nga Londra dhe Institutin Francez për Studime Ndërkombëtare. Domethënë, ato janë sistemet të cilat nëpërmjet informacioneve dhe analizave të veta e krijojnë praktikisht bazën e vendimeve të politikanëve. Ukraina ishte tema kryesore në të gjitha debatet dhe bisedat dhe personat e përmendur nuk e fshihnin shqetësimin e vet se agresioni i Rusisë mbi Ukrainën, sidomos i masave më të mëdha mund ta çrregullojë infrastrukturën e sigurisë në Evropë, të krijuar pas rënies së komunizmit. Edhe pse Ballkani Perëndimor është në dukje larg nga ajo anë e botës, nuk mund të përjashtohet se në rast të zhvillimit të tillë të ngjarjeve, është e mundshme zmadhimi i tensioneve edhe në rajonin tonë.

Me anëtarësimin e RMV-së në NATO, edhe Agjencia e Zbulimit e cila është nën kompetencën tuaj, u bë partner i barabartë në qasen tek informacionet. Sa janë zmadhuar standardet e sigurisë, sa është zmadhuar efikasiteti?

• Vetë fakti që drejtorët e atyre shërbimeve ranë dakord të takohen me mua është shenjë se i respektojnë përpjekjet të cilat vendi ynë i bëri që të hyjë në NATO dhe, gjithsesi, është shprehje e respektit edhe ndaj Agjencisë së Zbulimit e cila kaloi nëpër transformimeve dhe reformave të rëndësishme nga koha kur nga pushteti i mëparshëm ishte keqpërdorur nga ana partiake për qëllime politike që kulminoi me rolin e saj në ngjarjet tragjike të 27 prillit 2017.

Rumen Radev nuk ishte në Munih, por, aty u takuat me kryeministrin bullgar Kiril Petkov. Cila është përshtypja juaj – a do të jetë më i rëndësishëm suksesi i grupeve të punës për hyrje në agjendën evropiane apo në fund përsëri do të ndikojnë çështjet historike? Paralajmëruat se së shpejti do të takohet me presidentin bullgar. A është dakorduar takimi?

• Pavarësisht se të dyja qeveritë i kryejnë negociatat, unë dëshiroj, edhe njëherë, t’i them qëndrimet e mia në lidhur me disa çështje dhe aspekte të negociatave të cilat opinioni maqedonas i di, kurse për të cilat, me kryeministrin bullgar kemi folur edhe gjatë vizitës së tij në Shkup. Takimi me Petkovin ishte i hapur dhe konstruktiv, ku i dhashë mbështetje qasjes së re në zgjidhjen e problemit me formimin e pesë komisioneve dhe mbledhjeve të përbashkëta të qeverisë. Përndryshe, teza ime që e kam thënë publikisht para dy vjet e gjysmë, ndërsa të cilën koha e vërtetoi është: nëse dy shtete fokusohen në temat historike dhe për llogari të tyre i margjinalizojnë bisedimet për ekonominë, lidhjen energjetike, infrastrukturën, kontaktet midis njerëzve dhe qasjen te mediat nacionale në bazë reciproke, është e vështirë që të arrihet marrëveshja. Në lidhje me takimin me Presidentin Radev, ekziston komunikim i rregullt midis dy kabineteve, por, vendosëm bashkërish se në këtë periudhë duhet t’u jepet shans negociatave midis dy qeverive dhe ministrive të punëve të jashtme.

A i kanë parasysh bashkëfolësit tuaj evropianë rreziqet potenciale, nëse edhe qasja e re në bisedime nuk rezulton me zhbllokim të vetos bullgare. Çfarë do të nënkuptonte kjo për ne, për rajonin?

• Ta kemi të qartë, nëse për një kohë të caktuar nuk hiqet bllokada bullgare, për ne nuk ekzistojnë asnjë lloj rreziqesh të sigurisë. Kuptohet, ne dëshirojmë zhbllokim të shpejtë sepse negociatat për anëtarësim janë vërtetuar si instrument i dobishëm për reforma dhe progres në fushat kryesore: ekonomi, sundimi i të drejtës, administrata profesionale, gjyqësori i pavarur, lufta kundër korrupsionit, por, integriteti territorial është jashtë diskutimit gjatë çdo lloji të zhvillimit të ngjarjeve. Përndryshe, efektet negative nga kjo bllokadë tashmë janë të dukshme për ne, nëpërmjet mbështetjes për eurointegrimet, e cila ka rënë me rreth 20 përqind në 18 muajt e fundit. Në mënyrë indirekte kjo do të ketë ndikimin e vet edhe në rajon: nëse nuk përparon shteti i cili ka bërë një kompromis të vështirë me Marrëveshjen e Prespës, është shumë e vështirë t’i bindni shtetet që kanë ende çështje të hapura me fqinjët e tyre që ta ndjekin atë shembull.

Opinioni vendas është i dëshpëruar që marrëdhëniet me Bullgarinë janë për një kohë të gjatë në qorrsokak, por nga ana tjetër, në qorrsokak janë edhe punët në vend: marrëdhëniet pushtet-opozitë, zënka në lidhje me deklaratën për Goce Dellçevin, ligje të bllokuara… Ju nuk jeni i kufizuar në një fjalim në vit në Kuvend. A konsideroni se edhe në situata të tilla duhet ta shfrytëzoni atë të drejtë?

• Ndarjet midis partive politike kurse, për fat të keq, edhe midis qytetarëve sa vijnë e thellohen dhe ai hendek nuk mund të kalohet me një fjalim më shumë në Kuvend apo me të a.q. takimet e lidershipit. Nëse do të ishte e mundur deri tani, do të kisha fjalime çdo javë në shtëpinë ligjvënëse. Edhe pse arsyet e ndarjeve janë strukturore dhe kanë mbijetuar për shumë vite, tensionet u rritën ndjeshëm nga fundi i vitit të kaluar pas një përpjekjeje të dështuar për të formuar një shumicë të re parlamentare dhe eskaluan, praktikisht në bllokadë të parlamentit, i cili me muaj me radhë nuk mundi të kompletojë përbërjen e tij, për shembull, të një prej institucioneve më të rëndësishme në çdo shtet – Gjykatës Kushtetuese. Nevojitet nivel shumë më i lartë i kulturës politike, përgjegjësisë dhe tolerancës së liderëve politikë ndaj njëri-tjetrit, sepse nëse ne sillemi në këtë mënyrë, qytetarët nuk do të sillen shumë ndryshe.

Një “episod konsullor” i pakëndshëm javën e kaluar e aktualizoi pyetjen në lidhje me vendet vakante të ambasadorëve. A ka RMV-ja edhe mandej komoditetin që të jetë pa ambasadorë në qendrat kryesore, një prej të cilave është edhe Uashingtoni?

• Menjëherë pas zgjedhjes së qeverisë së re, ramë dakord me kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme brenda një periudhe të arsyeshme disa mujore t’i plotësojmë vendet vakante diplomatike, disa prej të cilave, për shkak të rëndësisë apo kontekstit aktual, nuk duhet të mbeten asnjë ditë mandej pa njeriun e parë, siç janë, për shembull ambasadat në Uashington, Pekin, Ankara apo Sofje, si dhe misionet në Bashkimin Evropian në Bruksel dhe Kombet e Bashkuara në Nju Jork. Tani lëvizjen e parë duhet ta bëjë Qeveria dhe të më paraqesë listën e kandidatëve për kandidatët për shefa të misioneve, kurse unë do ta përfundoj në afatin sa më të shpejtë të mundshëm pjesën time të punës, si edhe gjatë të gjitha nominimeve të mëparshme. Gjithashtu, nuk pres që të kemi përsëri obstruksione nga komisioni kompetent në Kuvend, sepse në këtë situatë interesat shtetërore duhet të jenë me patjetër mbi interesat personale dhe partiake.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....