Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Ekuadorit

23 Nëntor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Ekuadorit për Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Romë, Migel Falkoni Puig.

Në fjalimin përshëndetës në ceremoninë solemne, Presidenti Pendarovski shprehu bindjen se te të dy shtetet ekziston interes për bërjen e përpjekjeve të mëtejshme të përbashkëta në drejtim të përparimit të përgjithshëm të marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit në plan bilateral dhe multilateral.

“Jam i bindur se përvoja Juaj e pasur dhe karriera e suksesshme do të jenë me rëndësi të veçantë dhe do të kontribuojnë në intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Ekuadorit, duke krijuar mundësi të reja për përparimin e dialogut bilateral politik, por edhe të iniciativave për përforcim dhe zgjerim të sferave të bashkëpunimit, duke përfshirë edhe aspektin ekonomik, kulturor, arsimor-shkencor dhe aspekte të tjera të interesit të përbashkët” rekomandoi në fjalimin e tij Presidenti Pendarovski.

Ambasadori në fjalimin e vet shprehu përgatitjen për përparimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar midis dy vendeve, për përforcimin e dialogut me biznesmenët maqedonas dhe për përparimin e kornizës së përgjithshme kontraktuese midis Ekuatorit dhe Maqedonisë së Veriut, kurse në drejtim të thellimit të lidhjeve miqësore.

“Qeveria e Ekuadorit propozon të fillojë me negociatat përkatëse për nënshkrimin eventual të marrëveshjes për heqjen e vizave për mbartësit e pasaportave diplomatike, zyrtare dhe oficiale, si dhe për emërimin e konsujve të nderit në të dy vendet me seli në Kito dhe Shkup. Njëkohësisht, mund t’i vazhdojmë negociatat për marrëveshje për çlirim nga tatimi i dyfishtë, marrëveshjen për mbrojtje të investimeve, shkëmbimin e mundshëm të studentëve midis Akademisë diplomatike të Maqedonisë së Veriut dhe Akademisë diplomatike të Ekuadorit dhe memorandumin për mirëkuptim për çështje multilaterale”, theksoi ambasadori Migel Falkoni Puid në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale.

Presidenti Pendarovski i uroi sukses ambasadorit dhe shprehu mbështetje në ushtrimin e detyrës së tij diplomatike.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...