Presidenti Pendarovski mbajti fjalim në Forumin maqedonas-kroat në Zagreb

1 Korrik 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, sot në Zagreb, në suazat e vizitës zyrtare në Republikën e Kroacisë, mbajti fjalim në Forumin ekonomik maqedonas-kroat, i cili u organizua në bashkëpunim me Odën tregtare të Kroacisë, kurse në të morën pjesë edhe presidentët e degëve më të rëndësishme të biznesit, e udhëhequr nga Daniela Arsovska, presidente e Lidhjes së odave të tregtisë së Maqedonisë.

Presidenti Pendarovski tha se fokus i veçantë në punën e tij është ekonomia, ai vlerësoi se pjesë e rëndësishme e vizitës zyrtare në Kroaci është segment ekonomik dhe u falënderua për angazhimin dhe transparencën kroate në përforcimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy shteteve.

Presidenti foli mbi dëmet ekonomike dhe sociale të shkaktuara nga pandemia e kovid-19 ku theksoi se ekonomia maqedonase ka pësuar një rënie serioze, kurse kriza u manifestua më shumë mbi turizmin dhe hotelierinë, një pjesë të madhe të degëve industriale, si dhe mbi tregtinë me shumicë dhe me pakicë. Ai iu referua edhe gjashtë pakove antikrizë për pandeminë kovid për shpëtim të ekonomisë, prej të cilave 4 pako ishin rreth 1 miliard euro.

Presidenti Pendarovski e theksoi rëndësinë e vaksinimit, si një nga hapat me prioritet për përmirësim edhe të situatës ekonomike në vend dhe tha se shteti tashmë po fillon me vaksinimin më serioz masiv.

“Nuk varet gjithçka nga njerëzit në sektorin e biznesit për rritje të përshpejtuar, inkluzive dhe ekonomike. Është i rëndësishëm edhe sundimi i të drejtës, zvogëlimi i korrupsionit në nivelin më të ulët”, tha Presidenti Pendarovski, duke folur mbi fitimet e vendit tonë nga hyrja në NATO si një nga mundësitë për promovim të stabilitetit për përforcim të pozitës ekonomike te partnerët ndërkombëtare, duke mundësuar dukshmëri më të madhe të Maqedonisë së Veriut si një potencial ku mund të investohet.

Fokusi i takimit bilateral ekonomik në Zagreb ishte në drejtim të intensifikimit të bashkëpunimit me qëllim që të mundësohet zmadhim i shkëmbimit tregtar midis dy shteteve, shqyrtimin e potencialit për investime nga fusha e prodhimtarisë industriale, industria ushtarake, ekologjia dhe riciklimi i mbeturinave, si edhe zmadhimi i mundësive për zhvillim të turizmit midis të dy shteteve duke shqyrtuar mundësitë për hapjen e linjave direkte të fluturimit nga destinacionet më të njohura dhe deri te destinacionet më të njohura.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....