Presidenti Pendarovski: Prioriteti ynë duhet të jetë investimi në mjedisin jetësor, çdo denar i investuar sjell fitime në të gjitha sferat

16 Shtator 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski mori pjesë dhe mbajti fjalim në festimin e 20-vjetorit të Qendrës për hulumtim dhe informim mbi mjedisin jetësor Eko-svest, që u mbajt dje në mbrëmje në Shkup.

Evenimenti që u mbajt me mbështetje nga Presidenti Pendarovski, u organizua nga Eko-svest, si partner strategjik i Agjencisë suedeze për zhvillim dhe bashkëpunim – SIDA në zbatimin e projektit strategjik trevjeçar “Së bashku për aksion klimatik” / Organizatat qytetare në aksion për ndryshimet klimatike.

Eko-svest është organizata kryesore në shtet, e cila ekziston me sukses 20 vjet dhe i udhëheq politikat për zhvillim të qëndrueshëm, transformim të gjelbër të shoqërisë, mbrojtje të mjedisit jetësor dhe të shëndetit të njerëzve.

Presidenti Pendarovski në fjalimin e vet e theksoi mbështetjen e tij për organizatat qytetare, si dhe për interesin dhe kujdesin për mjedisin jetësore, si një nga çështjet më të rëndësishme të së sotshmes. Ai bëri thirrje për bashkim dhe punë të përbashkët për zgjidhjen e këtyre çështjeve të rëndësishme nga të cilat varet mbijetesa jonë si shtet dhe shoqëri.

“Në vitet që vijojnë është e domosdoshme t’i përkushtohemi maksimalisht seriozisht agjendës së gjelbër dhe t’i arrijmë qëllimet e përcaktuara për mjedis të pastër, qytetarë të shëndetshëm, stabilitet energjetik dhe ekonomik dhe qëndrueshmëri, natyrë dhe botë të kafshëve të egra të mbrojtur dhe ekonomi cirkulare, në vend të ekonomisë së tanishme dominuese linerare”, rekomandoi Presidenti në fjalimin e vet.

Në vijim është fjalimi i integruar i Presidentit Pendarovski.
Të nderuar përfaqësues të organizatës Eko-svest,
Të nderuar të ftuar,
Miq të dashur,

Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju përshëndes në shënimin e këtij jubileu mjaft të rëndësishëm, njëzet vjet nga ekzistenca e organizatës “Eko-svest”. Sipas meje, bëhet fjalë për një organizatë e cila në ekzistencën e saj prej dy dekadash la gjurmë të thella në organizimin qytetar te ne, sidomos në fushën e mjedisit jetësor. Pjesëmarrja ime sot në këtë eveniment, së bashku me mbështetjen është dëshmi e pakontestueshme për mbështetjen time të organizatave qytetare dhe për interesin dhe kujdesin për mjedisin jetësor si një nga çështjet më të rëndësishme të së sotshmes.

Për fat të keq, me krizën energjetike e cila po thellohet dhe e cila pa dyshim do të shkaktojë dhe tashmë po shkakton turbulenca ekonomike, por edhe destabilizim të mundshëm politik në mbarë botën, sidomos do të tangoje edhe agjendën e gjelbër. Prandaj pritet të zmadhohet emisioni i CO2 me riaktivizimin e kapaciteteve të cilat përdorin lëndë djegëse fosile.

Në këtë kontekst duhet të jemi mjaft të veçantë dhe kujdesshëm sepse përveç mbrojtjes së standardit të qytetarëve dhe lehtësimit të tronditjeve në ekonomi, duhet të punohet edhe në gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme për mbrojtjen e mjedisit jetësor. Unë kam mendimin e shumë ekspertëve se pikërisht kriza është edhe mundësi t’u drejtohemi burimeve të rinovueshme të energjisë dhe në bashkëpunim me institucionet dhe gjithsesi, me sektorin qytetar, të gjejmë zgjidhje të pranueshme.

Unë e shfrytëzoj këtë rast të bëj thirrje për bashkim dhe punë të përbashkët për zgjidhjen e këtyre çështjeve të rëndësishme nga të cilat varet mbijetesa jonë si shtet dhe shoqëri.

Të nderuar,

Përveç krizës energjetike, ekonomike dhe krizës shëndetësore ende të pranishme, ne, por edhe i tërë njerëzimi po ballafaqohemi me krizën klimatike, pasojat e të cilës do të jenë apokaliptike nëse nuk ndërmerren aksione në kohë dhe të menduara mirë. Për këtë qëllim nevojiten aktivitete të koordinuara të pushtetit lokal dhe qendror dhe, kuptohet, bashkëpunim i ngushtë në nivel ndërkombëtar, që të lehtësohen pasojat e ndryshimeve klimatike.

Në vitet që vijnë është e nevojshme t’i përkushtohemi sa më seriozisht agjendës së gjelbër dhe të arrijmë të gjitha qëllimet e vendosura për një mjedis të pastër, qytetarë të shëndetshëm, stabilitet dhe qëndrueshmëri energjetike dhe ekonomike, natyrë dhe kafshë të egra të mbrojtur, si dhe ekonomi cirkulare, në vend të ekonomisë së tanishme dominuese linerare.

Me këtë rast dëshiroj të theksoj mbështetjen time për rekomandimet e ekspertëve nga organizatat e shoqërisë qytetare se prioriteti ynë duhet të jetë investimi në mjedis jetësor, sepse çdo qindarkë e investuar në të nënkupton përfitime të shumëfishta në të gjitha sferat e shoqërisë, e sidomos në ekonomi, shëndetin publik dhe mbrojtjen sociale. Taksat ekologjike që paguhen nga qytetarët duhet të përdoren për investime në mjedisin jetësor dhe mbrojtjen e natyrës dhe burimeve tona, kurse vendimet e marra duhet të bazohen gjithmonë në fakte dhe hulumtime shkencore.

Me këto disa pikëpamje rreth çështjeve aktuale që na shtypin edhe si bashkësi edhe si individë, do ta përmbyll fjalim tim të sotëm, duke u lënë hapësirë festuesve dhe miqve dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

Në fund më lejoni edhe njëherë ta uroj jubileun dhe të dëshiroj vite të gjatë me punë të frytshme dhe të suksesshme për organizatën “Eko-svest”.

Ju faleminderit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit