Ekspozita e artistit Petar Llubarda me mbështetje të Presidentit Pendarovski

2 Mars 2023 | Kumtesat

Me mbështetje të Presidentit Stevo Pendarovski mbrëmë në Muzeun e arteve bashkëkohore u hap ekspozita e veprave të doajenit të artit bashkëkohor malazez dhe jugosllav të shekullit të njëzetë, Petar Llubarda.

Në këtë ekspozitë për herë të parë është prezantuar e gjithë përmbledhja e veprave artistike të cilat Llubarda ia dhuroi Shkupit, në shenjë të ngushëllimit dhe solidaritetit pas tërmetit katastrofal në Shkup në vitin 1963, kështu që është ndër dhuruesit e parë më të mëdhenj të Muzeut të artit bashkëkohor.

Koleksioni i Llubardës i ekspozuar në këtë Muze numëron 52 vepra gjithsej, midis të cilave 40 piktura në teknikën e vajit në beze dhe lesonit, dy akuarele dhe dhjetë vizatime të cilat përfshijnë dy dekada e gjysmë nga karriera e tij artistike. Përveç veprave, janë ekspozuar edhe materiale arkivore të cilat kanë të bëjnë me ekspozitat dhe donacionet e tij.

Ekspozita është organizuar nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria e Kulturës dhe Mediave e Malit të Zi, Ambasada e Malit të Zi dhe Muzeu i arteve bashkëkohore.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....