Ekspozita për shitje humanitare “Prej nesh për ju” në Zyrën e Presidentit TëRinjtëHub

28 Dhjetor 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski së bashku me bashkëshorten Elizabeta Gjorgievska sot në Zyrën e Presidentit TëRinjtëHub morën pjesë në ekspozita për shitje humanitare “Prej nesh për ju”.

Janë ekspozuar punime dore prej gline dhe materialesh të tjera të punuara nga Shkolla shtetërore për fëmijët dhe të rinjtë me shikim të dëmtuar “Dimitar Vllahov” nga Shkupi.

Në këtë ekspozitë, që është rezultat i punëtorive edukative të organizuara për këta nxënës nga Qendra për edukim muzeor e Muzeut të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nxënësit u prezantuan me shfaqje me disa numra muzikorë.

Ekspozita do të jetë e hapur në Zyrën e Presidentit TëRinjtëHub nga 28 deri më 31 dhjetor 2021 dhe vizitorët mund t’i blejnë punimet e ekspozuara duke i ndihmuar kështu këta nxënës të vazhdojnë me realizimin e aktiviteteve të tyre të ardhme.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....