Presidenti Pendarovski në Bruksel u takua me kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Belgjikës, Elian Tilja

23 Maj 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot në Bruksel, në suazat e vizitës së punës në Belgjikë, u takua me kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Belgjikës, Elian Tilje.

Në këtë takim u bisedua mbi marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve, të cilat nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike janë vendosur fort me dinamikë zhvillimore pozitive, kurse janë shqyrtuar edhe çështjet lidhur me shfrytëzimin e potencialit të bashkëpunimit midis parlamenteve.

Në takim u shkëmbyen mendime edhe mbi perspektivat e bashkëpunimit bilateral dhe multilateral në periudhën e ardhshme, ku Presidenti Pendarovski e theksoi rëndësinë e mbështetjes belge për perspektivën evropiane të rajonit që është në interes edhe të stabilitetit të Bashkimit Evropian.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit