Takimi i Presidentit Pendarovski me zëvendësndihmësin e sekretarit shtetëror amerikan, Gabriel Eskobar

6 Dhjetor 2021 | Kumtesat, Takimet

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti Gabriel Eskobarin, zëvendësndihmësin e sekretarit shtetëror të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë takim janë shkëmbyer mendime mbi marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, si edhe mbi gjendjet në rajon.

Presidenti Pendarovski vlerësoi se të dy shtetet kultivojnë vazhdimisht një dialog politik produktiv dhe shprehu bindjen se marrëdhëniet bilaterale do të vazhdojnë të zhvillohen me një dinamikë më të fuqishme.

Presidenti Pendarovski e theksoi rëndësinë e mbështetjes së fuqishme dhe të vazhdueshme nga SHBA-ja në realizimin e qëllimeve strategjike të shtetit tonë, nga shpallja e pavarësisë deri më sot.
Në lidhje me aspirimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Presidenti Pendarovski e riafirmoi pritjen për fillimin sa më të shpejtë të negociatave aderuese për anëtarësim, duke theksuar se zhbllokimi i procesit integrues do të pasqyrohet pozitivisht mbi stabilitetin dhe zhvillimin e përgjithshëm të rajonit. Në këtë kontekst, Presidenti Pendarovski shprehu falënderim për mbështetjen e administratës amerikane, dhe personale të zëvendësndihmësit të sekretarit shtetëror Eskobar, në lidhje me nevojën për përparimin e vendeve të rajonit drejt BE-së.

Në këtë takim, Presidenti Pendarovski e theksoi përkushtimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si anëtarja më e re në NATO, që të kontribuojë në sigurinë kolektive dhe në mbrojtjen e vlerave të bashkësisë euroatlantike.

Presidenti Pendarovski shprehu falënderim për ftesën për pjesëmarrje në Samitin virtual për demokracinë, në organizim të Presidentit të SHBA-së, Xho Bajden, që do të mbahet më 9 dhe 10 dhjetor 2021.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....