Është marrë vendim i ri për gjendje të jashtëzakonshme në kohëzgjatje prej tetë ditësh

15 Qershor 2020 | Kumtesat

ПРСМ Пендаровски

Presidenti Stevo Pendarovski, dje mori vendim të ri për përcaktim të ekzistimit të gjendjes së jashtëzakonshme në territorin e të gjithë shtetit.

Vendimi është marrë në bazë të nenit 125 dhe nenit 126 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas propozimit të dorëzuar nga Qeveria, kurse është me kohëzgjatje prej tetë ditësh, duke filluar nga 15 qershori 2020.

Partitë politike arritën marrëveshje që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen më 15 korrik 2020.

Në këtë drejtim, vendimi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme merret me qëllim që të mundësohet përgatitje pa pengesa e zgjedhjeve, kurse sidomos për zbatimin e masave mbrojtëse të shëndetit publik gjatë procesit zgjedhor, në kushtet e pandemisë së shpallur nga Organizata Botërore Shëndetësore për shkak të virusit korona.

Gjendja e jashtëzakonshme në kohëzgjatje prej tetë ditësh do të mundësojë të zhvillohet pa pengesa procesi zgjedhor, që të merret vendim për zgjedhjet nga Kryetari i Kuvendit dhe të ndryshojë afati nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor për mbajtjen e zgjedhjeve më 15 korrik.

Pas marrëveshjes së arritur politike, Presidenti Pendarovski pret që institucionet t’i ndërmarrin në kohë të gjitha aktivitetet që janë në kompetencë të tyre me qëllim që të ketë përgatitje dhe zbatim cilësor dhe tërësor të procesit zgjedhor.

Në këtë kuptim, Presidenti Pendarovski pret që ditët e gjendjes së jashtëzakonshme të përdoren vetëm që të merren vendimet dhe protokollet e  domosdoshme për organizim dhe zbatim të zgjedhjeve, me theks mbi masat për mbrojtje të shëndetit publik.

Presidenti Pendarovski, duke pasur parasysh perspektivën euroatlantike të vendit, pret që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të jenë të ndershme, të lira dhe demokratike.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....