Presidentja Gordana Siljanovska Davkova i priti sot në takim Ana Kërstinovska, drejtoreshën ekzekutive e organizatës kërkimore ESTIMA, si dhe menaxherët e projekteve Aleksandra Spasovska dhe Zlatko Simonovski.
Duke theksuar se organizata është një nga të paktat që në fokus e ka politikën e jashtme dhe integrimin europian, Presidentja Siljanovska Davkova vlerësoi se nevojiten më shumë grupe ekspertësh si ESTIMA, me qëndrime dhe propozime të krijuara dhe të argumentuara shkencërisht që do të merren parasysh gjatë krijimit të politikës së jashtme.
Kërstinovska e informoi Presidenten se që nga viti 2020, punojnë mbi projekte në fushën e integrimit europian dhe politikës së jashtme të Maqedonisë. U theksua nevoja për strategji kombëtare lidhur me politikën e jashtme dhe unitetin kombëtar gjatë zbatimit të saj.
Sa i përket rrugës europiane të Maqedonisë, bashkëbiseduesit kanë ranë dakord se presin që procesi i integrimit të zbatohet në bazë të kritereve të Kopenhagës, duke pritur se qëndrimi ndaj neve do të ndryshohet në përputhje me progresin tonë në zhvillimin e demokracisë dhe ekonomisë.
Përfaqësuesit e organizatës ESTIMA besojnë se bisedimet politike me Bullgarinë duhet të vazhdojnë, por edhe të zgjerohen në fusha të tjera me interes të ndërsjellë, siç janë ekonomia, kultura, shkenca, arsimi dhe sporti.
Në këtë takim, ata diskutuan gjithashtu për projektin më të fundit të organizatës ESTIMA – „How to reach sustainable solutions in bilateral disputes? Contributing to “outside the box” policy thinking“, i cili eksploron mosmarrëveshjet dypalëshe dhe zgjidhjen e tyre të qëndrueshme, duke përfshirë ekspertë nga Greqia, Bullgaria, Franca dhe Belgjika.