Presidenti Stevo Pendarovski sot i mirëpriti shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut Dejvid Gir dhe zëvendësambasadorin e tij të ri, Ben Nupnau.
Në këtë takim u bisedua mbi gjendjet aktuale lidhur me aspirimet evropiane të shtetit tonë, mbi përparimin e reformave, si dhe mbi gjendjen politike në vend dhe në rajon.
Bashkëfolësit shkëmbyen mendime dhe informacione mbi negociatat aderuese dhe procesin e skriningut, si dhe mbi hapat e mëtejshëm të cilët duhet t’i ndërmarrë Maqedonia e Veriut me qëllim që të përparojë procesi integrues në BE, ku Presidenti Pendarovski theksoi se agjenda evropiane varet prej nesh, si dhe realizimi i obligimeve të cilat duhet të përmbushen.